Portugalia shumë e fortë, luzitanët triumfojnë me “poker” ndaj Shqipërisë U-17

Nov 13, 2019 | 18:10
SHPËRNDAJE

Shqipëria U-17 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri i ka nisur me humbje turneun zyrtar  të 17-vjeçarëve  të organizuar nga UEFA, teksa është mposhtur nga bashkëmoshatarët e Portugalisë me rezultatin 4-0.

portugali-shqiperi-u17 (1)

Luzitanët janë edhe vendi pritës për këtë turne. Një kundërshtar tepër i fortë për kuqezinjtë, teksa shanset për një surprizë në përballjet e sotme ishin minimale.

Ferreira zhbllokoi shifrat në minutën e 26-të për Portugalinë, ndërkohë që Nabian shënoi golin e dytë në pjesën e parë. Për të hipotekuar këtë sukses të luzitanëve mendoi Fernandes dhe Gomes, të cilët realizuan dy gola të tjera në pjesën e dytë.

Formacionet zyrtare:

Portugalia: Rodrigez, Diaz, Silva, Torres, Ferreira, Neto, Antunes, Djalo, Gonçalves, Gomes, Nabian.
Trajner. Hoze Gilerme.

Shqipëria: Rroku, Cehu, Mehmeti, Mitaj, Preka, Mata, Bytyqi, Sula, Dervishi, Janaqi, Lusha.
Trajner. Elvin Beqiri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura