Portreti i rrallë i Francis Bacon del në ankand, ja vlera marramendëse

Jun 15, 2022 | 21:09
SHPËRNDAJE

 

portretNjë portret i rrallë i piktorit të njohur Francis Bacon do të dalë në ankand këtë muaj në Londër.

“Studimi për Portretin e Lucian Freud”, pikturuar në vitin 1964, ishte menduar si pjesa qendrore e një triptiku të madh, një format artistik me shumë pjesë i favorizuar nga Bacon, por Bacon shpejt vendosi që krijimet e tij të shiheshin si pjesë individuale.

Ankandi për këtë pikturë do të zhvillohet më 29 qershor në shtëpinë e ankandeve në Londër. Ndërsa ekspertët vlerësojnë se shifra mund të arrijë deri në 35 milionë paund ose 42 milionë dollarë.

“Studimi për portretin e Lucian Freud” ka qenë i fshehur nga publiku në një koleksion privat arti për 40 vitet e fundit, sipas Sotheby’s, i cili do ta ekspozojë pikturën fundjavën para se të dalë në ankand.

Marrëdhënia e trazuar dhe e dokumentuar mirë e Bacon dhe Freud e mbush portretin me një shtresë tjetër kompleksiteti dhe vlere.

Dyshja u takuan në vitin 1944 dhe thuhej se ishin të pandashëm deri në vitet 1980, kur rivaliteti profesional u mposht.

Disa regjistrime në kasetë të ndara me gazetën britanike The Observer në 2018 zbuluan se Bacon tallte hapur aftësinë e Freud.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura