“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”, fiton çmimin si “Filmi më i mirë, me metrazh të gjatë” në Festivalin e Karlsruhe, Gjermani

Sep 26, 2021 | 11:20
SHPËRNDAJE

Pas një ndërprerje dy vjeçare për shkak të pandemisë, Kinemaja duket sikur po rikthehet. Dhe kete herë me një lajm të mirë për Kinematografinë Shqiptare.

bc12d86e-a9a6-4b2f-97d4-d5363ce13164Filmi “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” me regji të Namik Ajazi e skenar të Ruzhdi Pulaha, me fotografi të Nino Celeste, fitoi cmimin si
“Filmi më i mirë i gjatë në edicionin e 21, të Festivalit të Karlsruhe Gjermani.

“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” sjell një histori të pamundur dashurie mes një djali shqiptar dhe vajzës së ambasadorit italian gjatë viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Historia e tyre e dashurisë është gjetja për të ripërcjellë edhe njëherë atmosferën e dramat e shoqërisë shqiptare gjatë diktaturës komuniste.
Edicioni i 21, i festivalit ndërkombëtar i filmit: Karlsruhe, Indipendent Days, u zhvillua nga dt 21-25 shtator.

Karlsruhe film Festival është një nga festivalet më të mëdha të filmit në Gjermani.

Nga 1200 filma të paraqitur nga 90 shtete, juria selektoi 140 filma, të metrazhit të gjatë e të shkurtër, prej të cilëve 8 u vlerësuan me
çmim.

“Portreti i Pambaruar i Clara Bellinit” ështę një bashkëprodhim shqiptaro -italian i vitit 2019, mes Mediavision e Mediterrania production, mbështetur nga QKK, Euroimage dhe Ministria Italiane e e Kulturës me pjesmarrjen e një kasti aktorësh nga më të mirët në dy vendet.

Remo Girone, MartaGastini, Beatrice Aiello, Anton Kowdrinaj, Vityoria Zinny, Olta Daku, Guljem Radoja, Alfred Trebicka, Rajmonda Bulku, etj.

cb58ebf6-268b-4dd8-8d46-482233c3f633 33670181-e697-4f61-8888-698ea749619e

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura