Portretet e Lilianës për Nexhmijen: “Lady Makbeth”, fuqia më e errët në 70 vjet. Enveri e kuptoi…

3
SHPËRNDAJE

Nusja e Enverit, Liliana Hoxha ne vijim te intervistes se saj ne “Panorama”, tregon se pasi provoi publicistikën, ku përmes dy librave të saj ajo tregoi marrëdhëniet e ndërlikuara brenda familjes Hoxha, por dhe rolin e agjenturave të huaja në Shqipëri, ajo ka zbuluar edhe prirjen e saj në pikturë.

lili
Liliana me Enverin/ Portret i Nexhmije Hoxhes, i titulluar “LADY MACBETH” nga Liliana Hoxha

Aktualisht zonja Hoxha i është përkushtuar çdo ditë pikturës, në të cilën shpreh ato shqetësime, që ajo vetë i ka përshkruar në librat e saj.

Lady Makbeth
Lady Makbeth

Ajo ka portretizuar Nexhmije Hoxhën duke e cilësuar “Lady Makbeth” apo duke e stigmatizuar në një tjetër portret si “Lëngata shqiptare”. Ajo e shpreh qartë në intervistën e saj, atë çfarë ka dashur të thotë për portretet.

“Nexhmije Hoxha mbetet prova e gjallë e aktivitetit agjenturor, që ka uzurpuar Shqipërinë, qoftë e fundit për nga politikat europiane, që automatikisht minimalizojnë rolin e tyre. Ndaj, e kam projektuar në art jo si person, por si fenomenin më të rrezikshëm që ka punuar nëndheshëm për vetasimilimin e shqiptarizmit”, shprehet Liliana Hoxha.

Kombi i bashkuar
Kombi i bashkuar

“Nexhmije Hoxha nuk përfaqëson vetëm veten, por fuqinë më të errët çubriloviçiane, përmbi 70 vjet, nga ‘41 deri sot. Sa të jetë gjallë, mbetet kryeeksponenti, së paku nyjë, në mos fuqi ekzekutive e agjenturës. Mbetet prova e gjallë e aktivitetit agjenturor që ka uzurpuar Shqipërinë, qoftë e fundit për nga politikat europiane, që automatikisht minimalizojnë rolin e tyre. Ndaj, e kam projektuar në art jo si person, por si fenomenin më të rrezikshëm që ka punuar nëndheshëm për vetasimilimin e shqiptarizmit. Por, në fund, Enveri e ka kuptuar për mënyrën si e ka trajtuar kur ishte i paralizuar”- thote ajo ne intervisten per “Panorama”.

Lengata kombetare
Lengata kombetare
 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakKryeprokurori i ri/ Zbardhen skenarët dhe emrat, kush do të zëvendësoj Adriatik Llallën
Artikulli tjetërRama i shtrin dorën Bashës: Bëjmë një pakt për Evropën, e fillojmë nga...

3 KOMENTET

  1. SA BUKUR E PASKA PIKTURUAR LILJANA NENEN E VET BIOLOGJIKE !

    Tamam origjinali !
    Nje shtrige Memaliaj!
    Ali Hoxha Hoxhe Alia
    Si e jema si e bija !

  2. Qe Nexhmija len shume per te deshiruar e tregoi koha kush qe . E provuan ne kurriz shoqet dhe shoket e saj po ti moj delenxhie sle gje pa bere per te hyre ne ate dere duke sakrifikuar motren vellane dhe gjithcka nje xhuxhe inelektuale se ku do ta gjeje e kote po mos na lodh koken neper gazeta shkruaj libra bej cte duash mos na rikujto qe per dy shishe recelei doje te fusje kafen dhe sheqein i solle nga jasht!

  3. gjarprit i duhet prere koka qe te shpetosh. Dhe kete e beri Liljana, per ti dhene fund dores kriminale te Nexhmijes dhe Ramizit.

PËRGJIGJU