Portieri i Kosovës arrin marrëveshjen, lë Italinë për Turqinë

Jul 19, 2018 | 11:06
SHPËRNDAJE

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani duket se do të transferohet në Turqi. Ai ishte pjesë e Kremonezes në Seria B italiane. Transferimi është konfirmuar ditën e sotme nga mediat italiane.

ujkani

Ekipi që do të përfitojë nga shërbimet e tij është Rizespor. Te turqit ai do të gjejë edhe sulmuesin e Kosovës, Muriqi. Rizespor është nje ekip që sapo është rikthyer në Superligën turke.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura