Portieri Elezaj me Katenzaron: Presim datat zyrtare, do të zhvillojmë sezon të mirë

Aug 19, 2018 | 14:26
SHPËRNDAJE

Entonjo Elezaj, portieri i Katenzaros, shprehet entuziast për sezonin e ri.  Ai ka folur për “Tutto Mercato Web”.

elezaj

“Të gjithë janë të entuziazmuar dhe po presim me padurim të fillojmë. Jemi të karikuar dhe duam të japim më të mirën. Po presim datat zyrtare. Me Paganezen kemi zhvilluar ndeshje të mirë, edhe pse ishim pak të lodhur, mendoj se mund të zhvillojmë një kampionat shumë të mirë. Tifozët do të na mbështesin gjithmonë” u shpreh shqiptari. Elezaj ka qenë pjesë e kombëtarës U-19. 22 vjeçari ka qenë më parë pjesë e Peruxhias dhe Pro Veçelit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura