Porti i Durrësit ‘ndez’ nesër Kuvendin/ Berisha paralajmëron betejë të ashpër: Nuk njohim më bllokim. Duhet të përgatitemi me gjithë mundësitë tona

Nov 23, 2022 | 14:07
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zbuluar skenarin që opozita do të zbatojë të enjten e 24 nëntorit në Kuvend, ku do të diskutohet mbi marrëveshjen aq shumë të kontestuar për Portin e Durrësit.

Berisha paralajmëroi se nuk do të njohin bllokim të fjalës në Kuvend dhe tha se beteja parlamentare do jetë shumë e ashpër.

“E ka vu cështje të parë në rend dite. Ne do qendrojmë me forcën më të madhe të fjalës, do përpiqen të na bllokojnë, nuk njohim bllokim më në Parlament se ai ka një urrejtje patologjike për fjalën, opozitën. Ndaj dhe parashikohet një betejë parlamentare shumë e fortë, shumë e fuqishme. Duhet të mbrojmë me vendosërinë më të madhe interesat e qytetarëve shqiptarë te buxheti, të qytetarëve të Durrësit te Porti i Durrësit”.

Kujtojmë që kryeministri Rama ka paralajmëruar se do jetë i pranishëm në Kuvend për të dhënë sqarimet e nevojshme lidhur me këtë marrëveshje.

“Nesër e kemi në ditë shumë të rëndësishme në Parlament duhet të përgatitemi me gjithë mundësitë tona të mbrojmë interesin publik se kurrë këto nuk janë imagjinuar se mund të ndodhin. Nuk është paraqitur asnjëherë një marrëveshje plackitëse”, përfundoi Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura