“Porta e Ferrit”/ Shembet toka në Kili, krijohet një gropë gjigande sa mund të “gëlltisë” Harkun e Triumfit

Aug 8, 2022 | 11:25
SHPËRNDAJE

Një gropë në Kili është dyfishuar në madhësi, duke u rritur mjaftueshëm sa të përfshijë Harkun e Triumfit të Francës dhe duke nxitur zyrtarët të urdhërojnë ndalimin e punës në një minierë bakri aty pranë.

gropa

Vrima, e cila u shfaq më 30 korrik dhe tashmë shtrihet 48.7 metra dhe ka një thellësi prej 140 metra.

Shërbimi Kombëtar i Gjeologjisë dhe Minierave tha të shtunën se është ende duke hetuar gropën gjigande të hapur pranë minierës Alcaparrosa, rreth 413 milje në veri të Santiagos.

Përveç urdhërimit të ndalimit të gjithë punës, shërbimi i gjeologjisë dhe minierave tha se po fillonte një “proces sanksionimi”. Agjencia nuk dha detaje se çfarë do të përfshinte ai veprim.

Kompania nga ana tjetër ka zgjedhur të mos komentojë fenomenin për mediat, por njoftoi vetëm se hapja e gropës nuk preku punëtorët apo anëtarët e komunitetit të minierës.

Kompania Lundin zotëron 80% të pronës dhe pjesa tjetër mbahet nga Korporata Sumitomo e Japonisë.

gropa 4

Fillimisht, vrima pranë qytetit të Tierra Amarilla ishte rreth 82 metra e gjerë, me ujë të dukshëm në fund.

Shërbimi i gjeologjisë dhe minierave tha se ka instaluar pompa për nxjerrjen e ujit në minierë dhe në ditët e ardhshme do të hetojë dhomat nëntokësore të minierës për mbinxjerrje të mundshme.

Zyrtarët lokalë kanë shprehur shqetësimin se miniera Alcaparrosa mund të kishte shkaktuar përmbytje duke destabilizuar tokën përreth.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura