Porta dhe mbrojtja objektivat kryesorë, Tirana gati tri goditje në merkato

Aug 14, 2018 | 9:36
SHPËRNDAJE

Tirana nuk ka mbyllur merkaton! Kjo është e sigurt. Edhe pse klubi zyrtarisht nuk konfirmon asgjë, bardheblutë vazhdojnë të mendojnë për afrimin e lojtarëve të rinj dhe më saktë në portë, mbrojtje dhe sulm, por në këtë të fundit nuk ka emra konkretë. Aktualisht, bardheblutë janë në diskutime me tre lojtarë. Janë burime pranë klubit që bëjnë me dije një fakt të tillë.

mock

Porta – Emri më i lakuar për të qenë pjesë e portës së Tiranës është Shpëtim Moçka. Fjalët janë nga më të ndryshmet, madje edhe që ka firmosur me Tiranën, por klubi nuk konfirmon asgjë. Lojtari i kontaktuar dje, as nuk ka pohuar, as mohuar interesimin e Tiranës, por ka deklaruar se është në diskutime me dy klube të Superiores. Moçka për momentin është një lojtar, i cili mund t’i bëjë shumë punë ekipit bardheblu. Skuadra ka probleme në portë me mungesën e Ilion Likës dhe ardhja e Moçkës mund të jetë “shpëtim” për Tiranën. Gjithsesi, për momentin situata mbetet në vendnumëro, për më tepër që te Tirana tregohen shumë hermetikë

vc

Mbrojtja – Një tjetër problem për ekipin është mbrojtja. Nga futbollistët që ka në dispozicion, për Ze Marinë i vetmi që jep siguri është Marvin Turtulli. Kjo u pa edhe në miqësoren me Prishtinën. Ze Marias i duhet një mbrojtës gati dhe në këto kushte klubi po mendon dy alternativa. I pari mendohet se është Vlatko Drobarov, i refuzuar nga Flamurtari. Mbrojtësi është 25 vjeç dhe ai mund të jetë në orbitën e bardhebluve. Ai e ka nisur karrierën në sezonin 2010-2011 te Skopje, për të vijuar më pas në sezonin 2011- 2012, kur ka kaluar te Napredok. Teteks është një tjetër klub ku është aktivizuar Drobarovi. Mbrojtësi për dy vite ka luajtur edhe në Armeni me klubin Banants. Është për t’u theksuar se mbrojtësi maqedonas sezonin e fundit e ka luajtur në Qipro, teksa ka mbajtur veshur fanellën e Arisit.

kras

Krasniqi – I fundit, por sërish në repartin e mbrojtjes ka dalë një tjetër emër. Gëzim Krasniqi. Futbollisti i Partizanit deri para pak kohësh shihet si një alternativë serioze për qendrën e mbrojtjes. Burime pranë klubit bëjnë me dije se po diskutohet me këtë futbollist, i cili pjesën e dytë të sezonit që sapo u mbyll ka luajtur te Rabotniçki i Maqedonisë. I kontaktuar edhe Krasniqi nuk është përgjigjur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura