Porositi vrasjen e Artan Cukut, ja çfarë u vendos sot për të kërkuarin Jambelli

Oct 18, 2018 | 9:42
SHPËRNDAJE

Pezullohet per nje vit gjyqi ne ngarkim te shtetasit Bledar Jambelli, personi i dyshuar si porositesi dhe urdhëruesi i vrasjes së kryekomisar Artan Cukut.

Bledar Jambelli
Bledar Jambelli

Bledar Jambelli gjykohet në mungesë, ndërsa pezullimi i gjyqit mesohet se është bërë me qëllim njoftimin e të pandehurit.

Ai mban edhe emrin Rikardo Muho. Nga hetimet ka rezultuar se Cuku u vra për shkak të detyrës dhe ne burg per kete ngjarje, i dyshuar si atentatori eshte shtetasi Mikel Shallari.

Dyshohet se Jamblelli ka kontraktuar Shallarin dhe e ka paguar per te bere vrasjen. Si fillim Jambelli i dha Mikel Shallarit 3 mijë euro. Nderkohe qe pjesa tjetër e parave do t’i jepej pasi të përfundonte punën.

Shallari
Shallari

Kryekomisari i ndjerë Cuku, në dhjetor të vitit 2012 ka arrestuar shtetasin Bledar Jambelli.

Arrestimi i tij u krye për vrasjen e Armando Delajt, ngjarje e ndodhur në 2012. Së fundi mësohet se Jambelli është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Krimet e Rënda.

artan-cuku

“Shtetasi Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho) shpallet në kërkim me kartelë të ‘kuqe’, pasi më shkresën nr.3303, datë 17 prill 2018, Prokuroria e Krimeve të Rënda, Tiranë, ka dërguar urdhrin e datës 12 qershor 2017 për ekzekutimin e vendimit nr.292, të datës 12 qershor 2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale ‘Vrasje e punonjësit të policisë së shtetit”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79/b të Kodit Penal. E ndjek Seksioni për Krimet ndaj Jetës. Të ndalohet”, ky është urdhri i shpalljes në kërkim ndërkombëtar të Bledar Jambellit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura