Porositi dy vrasje në Elbasan, si ia vranë vëllanë dhe xhaxhanë dy vite më parë Erion Alibejt

Sep 19, 2020 | 17:53
SHPËRNDAJE

Dy vite më parë, pikërisht më datë 28 dhjetor të vitit 2018, Elbasani u trondit nga një vrasje e trefishtë. Shënjestër ishin pjesëtarët e familjes Dylgjeri.Endrit Alibej

Familja Dylgjeri kthehej nga një festë familjare në qytetin e Peqinit. Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit, mjetet e tyre, të cilat ishin tri në rresht njëra pas tjetrës, ku brenda ndodheshin dhe gra dhe fëmijë, u përfshinë nga disa breshëri armësh.

Si pasojë mbetën të vdekur në vend Endrit Alibej, 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy xhaxha dhe nip, si edhe Erdal Durunay, 51 vjeç, shtetas turk. Ata u qëlluan me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”, ndërsa ishin kthyer në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre.alibej

Në afërsi të rreth-rrotullimit të Bradasheshit, atyre një mjet u ka zënë pritë dhe i ka qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi. Asokohe u dyshua se vrasja e tyre ndodhi për prishje të pazareve të drogës në Angli dhe Holandë, aty edhe ku qëndronin viktimat.

Edhe kjo vrasje e trefishtë u cilësua e mirorganizuar dhe mafioze, ndërsa ende nuk dihet se kush janë autorët e këtij krimi të trefishtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura