Porositë e Tafilit nga burgu/ Kristi Pine: Më premtuan 50 mijë euro për vrasjen

Feb 15, 2016 | 8:21
SHPËRNDAJE

Zbardhet pjesa e fundit e dëshmisë së “vrasësit me pagesë”, Kristi Pine, e cituar në kërkesën e Prokurorisë për gjykimin e grupit kriminal të drejtuar nga burgu prej Admir Tafilit.

Skema e grupit
Skema e grupit

Në këtë pjesë të dëshmisë së tij, Kristi Pine tregon se i janë premtuar 50 mijë euro për vrasjen e shtetasit Majlind Lila. Ky i fundit kishte konflikte me disa persona për çështje pronash në Dibër, ndërsa Kristi Pine shpjegon se me porosi të Admir Tafilit dhe njerëzve të tij e ka ndjekur “objektivin” në Tiranë për disa kohë.

“Vrasësi me pagesë” shpjegon se pas ndjekjes është tërhequr nga vrasja pa dhënë arsyet përse ka ndodhur kjo gjë. Më poshtë publikohet dosja e Prokurorisë.

DESHMIA

Në muajin dhjetor 2014, Kristi Pine në bashkëpunim me Fatos Kokën, Elson Merdanin dhe Albano Beqirajn kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e shtetasit Majlind Lila.

Ka rezultuar se Majlind Lila ka bërë kallëzim penal në lidhje me një problem me shtetasin Mehmet Koka dhe djalin e tij, Rakip Koka, të cilët janë administratorë të një hidrocentrali që kanë bërë në tokën time, në vendin e quajtur Gjon-Martanesh, Bulqizë, konflikt për të cilin ai është në Gjykatë që prej 5 (pesë) vitesh. Ai thotë se me këta shtetas ka pasur dhe konfrontime fizike e verbale në lidhje me pronësinë e tokës.

Në vitin 2010, në nëntor, poshtë pallatit të vëllait të tij kanë ardhur shtetasit Elton Koxheri dhe Shkëlqim Koxheri, së bashku me tre persona të tjerë, ku e kanë rrahur shumë keq, e kanë masakruar fare, saqë ka qenë në gjendje të rëndë. Nga këta persona ai ka pasur kërcënime me jetë, në shumë mënyra, me anë të telefonit si unë, po ashtu dhe gruaja e tij. Në datën 04.12.2014, rreth orës 13:20, ai ka qenë së bashku me motrën Fatmira Gjoni, nusen e vëllait, si dhe prindërit e nuses së vëllait, po përcillnim për në Greqi vëllain Xhaferr Lilën.

kristi pine2Autobusi ishte i kompanisë “LIKOMETAJ”, që ndodhet te Bulevardi Zogu I, 50 m nga Universiteti “UFO”, ngjitur me “Raiffeisen Bank”. Aty ka vënë re të pandehurin Fatos Koka, së bashku me një person tjetër që ishte i ri, afro 24 vjeç, trup i shkurtër, afro 165 cm, flokët të zeza dhe të qethura anash shkurt, mbante të veshur një xhup të zi dhe mbante një palë syze të errëta, që ka rezultuar të ishte shtetasi nën hetim, Kristi Pine.

I ka bërë përshtypje ky person, pasi nuk po i shqiste sytë duke e parë, ndërsa Fatosi kur ka vënë re që ai po e shikonte, është kthyer me kurriz për të ikur, por ky djali i ri e ka kapur për krahu dhe e ka tërhequr, si dhe e ka kthyer ku kanë kaluar të dy përballë tij. Shtetasi Majlind i ka treguar vëllait se ky është personi që kishte konflikt dhe që e kishin rrahur në mënyrë brutale. Pasi i ka thënë vëllait, e ka parë dhe vëllai i tij e thotë që “…hajde me mua se dua të shkoj në tualet…”.

Pasi ka dalë nga një lokal ku dhe ka kryer nevojat personale, ai ishte pak i tronditur dhe më tha që këta persona ishin përballë nesh sërish dhe më tha që të ikja, e na ka dhënë dorën. Ka kthyer kokën dhe kam parë sërish Fatos Kokën me këtë person, të cilët po shikonin në drejtimin e tyre. Unë së bashku me motrën kam ikur me shpejtësi, pasi kisha frikë se mos më bënin ndonjë gjë.

Pasi kanë kaluar disa kohë, në muajin shkurt kallëzuesi ka parë në media se një person i moshës 24 vjeç është kapur, pasi dyshohej se ishte vrasës me pagesë. Të nesërmen ka parë në gazetë fytyrën e personit që policia kishte kapur si vrasës me pagesë dhe ishte i njëjtë me personin që unë kam parë te stacioni i autobusit me të pandehurin Fatos Koka. Në ato momente ka menduar se Fatos Koka kishte për qëllim që t’i tregonte këtij personi që ta vriste. Kallëzuesi thekson se e ka të fiksuar shumë mirë fytyrën e këtij personi te stacioni i autobusit dhe i ka bërë përshtypje, pasi e shikonte drejt dhe nuk i shkëpuste sytë. Gjithashtu, kallëzuesi deklaron se ai ruhet nga shtetasit Mehmet Koka dhe Fatos Koka, pasi dyshon se duan t’i bëjnë ndonjë gjë atij dhe familjes së tij.

DËSHMIA E KRISTI PINES

Kristi Pine, në dt. 10.07.2015, lidhur me këtë ngjarje ka shpjeguar se : “…së bashku me Alban Beqiraj dhe Elson Merdani, kunati i Admir Tafilit, kanë qenë me një mjet tip ‘Volkswagen’ dhe Elsoni i ka thënë se: ‘…do takojmë atë personin për muhabetin që kemi bërë…’”, pasi kishin folur që në muajin nëntor për këtë gjë dhe se Elsoni i kishte premtuar 15 mijë euro e një pistoletë 15-she për të kryer një vrasje.

Shtetasi Kristi Pine deklaron se Elsoni i ka treguar personin në afërsi të qendrës në Tiranë, duke i thënë: “Ky është personi që do të takosh, është personi i punës për të cilën kemi bërë muhabet”. Pas kësaj shtetasi Kristi ka dalë nga automjeti dhe e ka takuar personin që ishte me gjatësi afro 175 cm, trup i shëndoshë, kurse Elson Merdani dhe Alban Beqiraj kanë qëndruar në automjetin tip “Volswagen Passat” me targë AA 306 JO. Shtetasi Kristi Pine ka përshkruar përveç karakteristikave fizike të personit që do të takonte dhe veshjen e tij, si dhe faktin që mbante syze dielli.

Personi që shtetasi Kristi e përshkruan si i shëndoshë, flokë të shkurtër, i gjatë afro 1.75 m, fillimisht i thotë: “Ke bërë muhabet me atë”, duke nënkuptuar Elsonin, dhe pasi shtetasi Kristi i përgjigjet: “Po, kam fol”, i ka treguar me dorë në drejtim duke i thënë: “Ky është personi”, që në atë moment ndodhej në krahun tjetër të rrugës. Pasi Kristi e pyet “Për sa?”, ai i është përgjigjur: “…për 50 mijë euro”.

Shtetasi Kristi i përgjigjet “Ok”. Në atë moment ky person që do të ishte si objektiv për t’u vrarë, ka shkëmbyer shikim me shtetasin Kristi Pine. Pas kësaj shtetasi Kristi është kthyer dhe është futur në automjet ku e priste Elsoni, i cili e pyet: “Hë, mirë?”, dhe ai i përgjigjet: “Mirë, por të presë ky se kemi halle të tjera”.

Nisur nga deklarimi i Kristi Pines dhe përshkrimi i karakteristikave fizike të personit që ishte porositës i vrasjes, është bërë paraqitje për njohje me anë të fotografive, ku shtetasi nën hetim, Kristi Pine, në të gjitha rastet e përsëritjes së veprimit të njohjes nëpërmjet fotove, ka njohur të pandehurin Fatos Koka, si personin që e ka porositur për të vrarë shtetasin Majlind Lila, kundrejt një shume prej 50 mijë eurosh.

Shtetasi nën hetim, Kristi Pine, ka deklaruar gjithashtu se: “…ishte njohur nga Elsoni për faktin se ata (Fatos Koka dhe Majlind Lila) kishin një konflikt pronësie për një tokë ku do ndërtohej një hidrocentral”.

BORXHI 8500 EURO

Admir Tafili në bashkëpunim me të pandehurit Kalem Hyka dhe Besnik Daci i ka marrë shtetasit P.B. shumën prej 8.500.000 lekësh, të cilat ky i fundit ia kishte borxh të pandehurit Kalem Hyka. Kjo shumë i është marrë shtetasit P.B. pa përdorur rrugën e duhur ligjore, duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale të “Vetëgjyqësisë”, parashikuar nga neni 277 i Kodit Penal. Ka rezultuar që shtetasit P.B. ka pasur marrëdhënie biznesi me të pandehurin Kalem Hyka gjatë viteve 2009-2012 dhe gjatë kësaj periudhe midis tyre janë krijuar detyrime të ndërsjellta.

Në vitin 2011, sipas deklaratës noteriale datë 13/01/2011 bërë para noterit, shtetasi P.B. pranon se i ka detyrime të rrjedhura nga marrëdhënie e biznesit të pandehurit Kalem Hyka shumën prej 90.000 eurosh. Gjithashtu ka rezultuar se i pandehuri Kalem Hyka i ka një borxh prej 13.000.000 lekësh të pandehurit Besnik Daci.

Po ashtu ky i fundit gjatë kohës që ka qenë në burgun e Bradashëshit, për efekt të një dënimi dhënë nga Gjykata e Elbasanit, është njohur me të pandehurin Admir Tafili dhe i ka marrë këtij të fundit borxh një shumë prej 1.000.000 lekësh. Duke qenë se shtetasi P.B. nuk ia ka kthyer borxhin të pandehurit Kalem Hyka deri në muajin gusht 2014, në këtë kohë Kalemi ka komunikuar me të pandehurit Besnik Daci dhe Admir Tafili dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë përsipër të ushtrojnë të drejtën e kreditorit ndaj shtetasit P.B., i cili, nëpërmjet djalit të tij, shtetasit O. B., i ka dhënë një apartament shtetasit Admir Tafili në qytetin e Vlorës. Këtë veprim e ka bërë duke e kaluar me kontratën e premtim-shitjes datë 20/10/2014 bërë në Vlorë para noterit, në emër të shtetasit R.R.

ARMAND BAJRAMI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura