‘Porosia’ nuk finalizohet/ U nis nga Tirana për në Fier me minat e telekomanduara gati për të shpërthyer, pranga 33-vjeçarit

Jun 18, 2021 | 9:41
SHPËRNDAJE

Policia e Fierit ka arrestuar një 33-vjeçar nga Peza, i cili u kap me dy mina me telekomandë, gati për të shpërthyer

Policia thotë se bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, organizuan operacion policor të koduar “Porosia”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Elton Jata, 33 vjeç, banues në Pezë, Tiranë.

“Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, në mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas udhëtonte, iu gjetën 2 elektrodetonatorë të montuar në brendësi të lëndës plasëse të lidhur me celularë, të gatshme për shpërthim të kontrolluar, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon operacioni për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin për mediat.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”.

porosia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura