“Porosia” në Bulqizë/ Shkon në shtatë numri i personave të përfshirë në shpërndarjen e drogës. Çfarë thotë policia

Sep 22, 2020 | 10:25
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në shtatë numri i personave të arrestuar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

policia diberNë kudër të operacionit “Porosia” policia ka kapur dhe ka ndaluar një tjetër shtetas i përfshirë në veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

“Në vijim të hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, gjatë hetimeve në kuadër të operacionit “Porosia” ka rezultuar se shtetasi SH. P., 29 vjeç, banues në Bulqizë, është bashkëpunëtor i 6 shtetasve të tjerë të arrestuar më datë 30 gusht 2020, për veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth”, sqaron policia.

Si rezultat, gjatë mbrëmjes së djeshme, pas një pune të mirorganizuar nga strukturat e DVP Dibër u bë u mundur kapja dhe ndalimi i tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura