Porosia e Princit Charles në Kosovë

Mar 19, 2016 | 8:50
SHPËRNDAJE

Trashëgimtari i Fronit të Mbretërisë së Bashkuar, Princi Charles, si dhe bashkëshortja e tij, Dukesha e Cornwallit, Camila, mbërritën të premten në mbrëmje në Prishtinë, ndalessa e tyre e fundit në turin ballkanik.

Vizita e tyre në Kosovë është vlerësuar historike, pasi u tha se bart me vete porosinë e pajtimit mes popujve dhe feve përmes dialogut.

atif_1458368425-2284613

Princi Charles dhe Dukesha Camilla kanë arritur të premten pasdite në Aeroportin e Prishtinës, në kuadër të turneut të tyre gjashtëditor që po zhvillojnë në shtetet e Ballkanit.

Princi është pritur në Aeroportin “Adem Jashari” nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe ambasadori britanik, Ruari O’Conell, ndërkohë që Trupa Muzikore e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka intonuar himnet e dy shteteve.

Kjo është vizita e parë e Princit Charles në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, përderisa për herë të parë ai kishte qenë këtu pas përfundimit të luftës, në vitin 1999.

Pas arritjes në Prishtinë Charles ka filluar menjëherë takimet me liderët shtetërorë të vendit, të pozitës dhe të opozitës, në hotelin “Swiss Diamond”, ku i është organizuar një pritje solemne.

arritja-e-princit-sonte1-780x439

Edhe pse për liderët e pozitës edhe të opozitës ishin caktuar tavolinat shumë afër njëra-tjetrës, ata as nuk janë përshëndetur me njëri-tjetrin.

AXHENDA E DITËS SË DYTË

Sot, në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Princi dhe Dukesha së bashku me Presidenten do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore për të pagjeturit e luftës.

Çifti mbretëror do të vendosin lule në Memorialin e Personave të Pagjetur pranë ndërtesës së Kuvendit, në Prishtinë.

Dukesha e Cornwall dhe Presidentja Jahjaga do të takohen edhe me të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale për të dëgjuar për sfidat me të cilat janë përballur ato në kërkim të drejtësisë, si dhe për punën e Këshillit Kombëtar udhëhequr nga Presidentja.

Princi i Uales do të vizitojë Prizrenin ku do të marrë pjesë në konferencën ndërfetare të organizuar në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës.

auto_Capture_copy1458371574

Gjithashtu Princi, do të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës në selinë e KFOR-it ‘Film City’  për të përkujtuar personelin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

Ndërsa Dukesha, do të vizitojë “Ideas Partnership” në Fushë Kosovë për të parë se si grupet e margjinalizuara janë duke u ndihmuar përmes fuqizimit arsimor dhe ekonomik.

Vizita Princit Charles dhe Dukeshës Camilla është e dyta, pas vizitës që i kishte bërë Kosovës në vitin 1999, por do të jetë vizita e parë për Dukeshën e Cornwall-it.

Burimi: Zëri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura