Porosia e Edi Ramës për ministrat: Kush shkel në dërrasë të kalbur e ka punën me organet ligjzbatuese! Mbajini larg kushërinjtë e krushqit nga…

Sep 18, 2021 | 10:57
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e parë të qeverisë së re, kryeministri Edi Rama paralajmëroi ministrat se kush shkel në dërrasë të kalbur e ka punën me organet ligjzbatuese.

Kreu i qeverisë u kërkoi ministrave që t’i mbajnë familjarët larg zyrave të shtetit dhe larg fondeve publike.

Kush nuk do të thotë të vërtetën do marrë mbi veten përgjegjësitë, politike, morale, institucionale edhe ligjore nëse koha do ta vërtetojë. Në mbledhjen e parë jap një porosi: Ministër nuk bëhesh vet, të bën kryeministri, por vendin nuk e mbaj unë, duhet ta mbash vetë. Kjo vlen edhe për dyshemenë ku shkel. Dyshemeja është vetëm ligji. Kush shkel në dërrasë të kalbur punën e ka me organet ligjzbatuese, jo me mua, as me qeverinë, as me partinë. Kjo është porosia ime.

Do t’ju mbështes pa kursim, do t’u mbroj publikisht pa asnjë rezervë kundër çdo agresioni dhe kundërshtari të progresit, do t’ju ruaj edhe shpinën nga çdo erë, por as mua as PS-në nuk do ta ketë mbrapa kush do të hedhë qoftë një hap jashtë dyshemesë së ligjit. Familja ime nuk ka lidhje me punët e shtetit. Do t’ju kërkoja t’i mbani larg familjet tuaja nga dyert e zyrave të shtetit. Nga fondet publike, dhe nga kërkesat e të tretëve, qofshin kushërinj, krushq apo miq, për favore sado të vogla”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura