Polonia “nuk e njeh” ende Joe Biden si president të Shteteve të Bashkuara

| 23:25
SHPËRNDAJE

Polonia do të presë të shohë se si do të zhvillohen rrjedhat politike dhe ligjore në Shtetet e Bashkuara para se ta njohë Joe Bidenin për president të ri amerikan, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm polak, Zbigniev Rau, njofton Reuters. 

biden

Fitorja e Bidenit më 3 nëntor nuk është se është mirëpritur nga Qeveria konservative djathtiste e Polonisë, për shkak se kishte vënë raporte të mira me administratën e republikanit Donald Trump, duke siguruar zotimin e tij për prani të përhershme ushtarake në shtetin anëtar të Bashkimit Evropian.

Varshava njëherësh po i nxjerr telashe Brukselit zyrtar për shkak të përplasjeve që kanë për sistemin polak të drejtësisë. Qeveria polake akuzohet se po ndërhyn në sistemin e drejtësisë, duke ndryshuar ligjet që i japin kontroll më të madh Qeverisë në emërimin e gjykatësve dhe të prokurorëve. Disa shtete anëtare të BE-së e akuzojnë Poloninë se po cenon vlerat demokratike që e karakterizojnë bllokun evropian prej 28 anëtarësh.

Pas disa javësh me fushatë të pasuksesshme, administrata e Trumpit e ka hapur rrugën të hënën që Bideni të fillojë edhe zyrtarisht procesin e transicionit drejt Shtëpisë së Bardhë. Tashmë Bideni do të ketë qasje në mbledhje të rëndësishme të Inteligjencës dhe planeve financiare amerikane. Megjithatë, Trump është zotuar se do ta vazhdojë luftën kundër rezultatit zyrtar të zgjedhjeve.

Dhe kur është pyetur se kur mund të bëhet kjo, Rau ka thënë se Kolegji Zgjedhor, i cili zyrtarisht e zgjedh presidentin, nuk do të mblidhet deri më 14 dhjetor, dhe se procesi mund të sfidohet legalisht deri në ditën e inaugurimit më 20 janar.

“Varet nga zhvillimet politike dhe legale në vetë Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar Rau.

Gjatë fushatës zgjedhore, Bideni e ka akuzuar Trumpin se po mbështet liderët autoritarë anembanë botës, duke cituar Poloninë në mesin e shumë shteteve.

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.