“Polonia fitoi me vetëm një rast”, Jasir Asani: Te Kombëtarja do të jap më shumë se te Partizani

Mar 27, 2023 | 23:27
SHPËRNDAJE

Jasir Asani bëri debutimin me fanellën e Kombëtares shqiptare, në duelin e sotëm ndaj Polonisë. Ish-futbollisti i Partizani, foli pas këtij dueli, teksa ndër të tjera 27-vjeçari deklaroi:

Asani

“Nuk do të doja që të debutoja me humbja. Futbolli i ka këto gjëra. Polonia fitoi me një rast të vetëm. Kemi bërë një ndeshje të mirë, duhet të fokusohemi te ndeshjet e radhës. Jam i lumtur, por edhe i mërzitur për humbjen. Do të jap maksimumin në ndeshjen e radhës. Na atë pozicion kam luajtur gjithmonë. Do të bëjë gjithmonë maksimumin. Duhet të ngremë kokën lartë dhe të vazhdojmë përpara.

Kishim Poloninë kundra, sadopak kishim vështirësitë tona. Do të bëj më shumë se te Partizani, që futesha në 16-she dhe shënoja gola”, u shpreh Asani për mikrofonin e “TV KLAN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura