Universiteti Luarasi
Panorama Sport
Home » Politike » Rama në shtëpinë e Aleks Nikës: Hetimi, lehtësim për viktimat

Rama në shtëpinë e Aleks Nikës: Hetimi, lehtësim për viktimat

Rama në shtëpinë e Aleks Nikës

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka përkujtuar dje Aleks Nikën, një prej 4 viktimave të ngjarjeve të 21 janarit të vitit të kaluar. Gjatë vizitës në shtëpinë e protestuesit që humbi jetën pak ditë pas demonstratës, ai shoqërohej nga deputeti Gjovalin Kadeli dhe zëdhënësi i opozitës, Preç Zogaj. Në fjalën e tij në shtëpinë e Nikës, kryetari i Partisë Socialiste, Rama, u shpreh se “ecuria e hetimit do të jetë një lehtësim për shpirtrat e 4 viktimave të 21 janarit. Ndërsa sot ndajmë dhimbjen së bashku në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të dëshmorit të katërt të 21 janarit, Aleks Nika, pas një agonie të gjatë. Të gjithë presim ndëshkimin e fajtorëve, të atyre që i vranë këta protestues, të cilët kërkonin demokraci dhe kërkonin t’i thonë “ndal” korrupsionit shtetëror, ndërsa të vetmin mëkat që bënë ishte se “ngritën zërin” e shteti shtiu mbi të”. Lideri i opozitës tha se tani qytetarët presin dënimin e atyre që qëlluan mbi protestuesit, në një kohë që ishin në godinën e Kryeministrisë, pikërisht për të zbatuar ligjin e jo për ta shkelur atë. “Ndërsa ne presim dënimin jo vetëm të atyre që shkrehen armët e shtetit mbi njerëz të pafajshëm, por edhe të urdhëruesve, duke shpresuar te shteti i së drejtës dhe duke shpresuar se hetimet do dërgojnë para Drejtësisë ata që thyen ligjin, në vend që ta mbronin atë”, theksoi më tej kryesocialisti. Kreu i PS-së tha gjithashtu se drejtësia për 21 janarin është jetike për shtetin e së drejtës dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë, ndërsa ka shtuar se ndëshkimi i fajtorëve është themelor për në Bashkimin Europian. Kreu i PS-së, Rama, ishte ndër të parët që vizitoi familjen e Aleks Nikës, e cila kishte hapur dje dyert për të pritur vizita për 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të djalit të tyre të vetëm. Vizitën në shtëpinë e Nikës, Rama e ka njoftuar edhe në rrjetin social ‘Twitter’ ku ka shkruar se: “Sot një vit u nda nga jeta dëshmori i katërt i 21 janarit, Aleks Nika, pas një agonie të gjatë. Ecuria e hetimit, lehtësim për shpirtrat e tyre! Vizitë në shtëpinë e Aleksit në respekt të traditës dhe të familjes Nika, ku sot priten të afërm e miq dhe prej një viti pritet drejtësi. Drejtësia për 21 janarin është jetike për shtetin e së drejtës dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ndëshkimi i fajtorëve, themelor për BE”.                           R.N

Me shume nga kjo kategori:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

7 Komente per “Rama në shtëpinë e Aleks Nikës: Hetimi, lehtësim për viktimat”

  1. Oooo, po ky paska qënë i pafytyrë…. Nuk e gjen në botë një mostër të tillë të luaj me ndjenjat e viktimave dhe të familjeve të tyre!!! Ky qoftë.

    Kolins, çun Tirone dje-shtetas europjan sot.

  2. Shtepi e bukur me oxhak me ngrohje,spaska qene proteste per qellime ekonomike se e dime qe Alexi ishte nje sipermarres dhe ishte mire ekonomikisht,del qe ne proteste ka shkuar per qellime politike dhe dihet qe politika te han koken.Mjere ata qe iken per karriken e qeverise per Edi Rames,Prec Zogaj,Gramoz Rucit,Skender Gjinushit etj,et

  3. Pashe sot ne telivzor viziten e Edi Rames me te shoqen,te familja e te ndjerit Alex Nika me rastin e 1 vjetorit te vdekjes,me beri pershtypje dhe skisha dyshim,se familja Nika gezonte nje shtepi shume te bukur ku dhe Edi rama rrinte kembe kryq si Aga prane oxhakut,kjo shtepi e bukur me detyron te bej nje pyetje Edi Rames,Prec Zogajt etj,etj,etj????????????????????????????
    Alexi nuk ishte ne proteste per pamundesi jetese,pamundesi pune nivel i ulet i jeteses??????????.Cfare un pashe me kete shtepi te bukur protesta e Alexit nuk ishte qellimi ekonomik!!!por sipas meje ishte qelimi politik i premtuar nga Eproret e PS Edi Rama ne krye dhe te tjeret mbrapa.
    Por cfare me ben pershtypje jane familiaret e te ndjerit Alex (se skishte faj ai),eshte se si arrijne te pranojne ne shtepi nje njeri si Edi Rama,Prec Zogaj etj,etj,te cilit i therriten njerzit dhe i lane ne mes te rruges,si ka mundesi te pranohet kjo gje nga familiaret e Alexit dhe te tjeret.Po te isha une ne vend te tyre,perpara do kerkoja pse ti i ftove njerzit shtepi per shtepi dhe vete sdolet as dhe njeri nga ju per 3 ore rrjeshte te mbronit interesat e popullit se keshtu e quanit perpara vrasjeve interes i popullit(une dyshoj per interes te popullit e thene me mire eshte interesi i joni per pushtet )pse shoku Rama??????????.Ju premtuat se po te kishte te vdekur (se si e dinit kete ju eshte pune e juaja dhe prokurise!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!)se sdo ishit terhequr edhe ne rast se Zoti Sali Berisha te kalonte mbi kufomat e te vrareve cfare ndodhi??????????????thuaje familjareve pse ndodhi kjo gje???????????????????????????????????????????????????????????.

    • Jan pervers prandaj. Vetem ket Edin kam pare te shkoje per ngushellime me kamer. Mos u cuditni nese ne mes te ngushelimit te tij ka then prit ta bejme dhe njehere se u ngaterrova. Eshte e vertete edhe ajo qe shume nuk protestonin per buken e gojes edhe qe ky aleksi kishte alamet shtepije, po gjynaf se vdiq per karrige te Ed Rames, prandaj spo permendet. Po mos mendo se populli eshte qorr e se ka pare ose vazhdon te besoje rrenat e socialisteve se populli do protestoje per buk te gojes e keta do ti mbeshtesnin. Cdo gje ishte e planifikuar deri sa te vriteshin ca-se I duhej per fushate Edit sic po ben tani me te vdekurit. Kush ka, sy e shikon cfare perversi eshte.

      Sala ka magnesi plot po kur shikon kete pervers si alternative, e kam then e po e them serish – dhe nje qen rruge I Saliut eshte me I mire se ky Ed Rama.

  4. turp per familjaret qe mirepresin ket pervers ne shtepite e tyre

  5. Komenti juaj po pret moderimin nga stafi.

    Po thuhet e shkruhet pa kursim për 21 janarin, ktë pjellë të perversit Rama. Po thuhet e shkruhet për 4 të vrarë edhe pse ishin parashikuar të vriteshin 13 000, POR NUK PO THUHET E SHKRUHET ASNJË FJALË PËR HEDHJEN E FLAMURIT KOMBËTAR SI SHTUPË HALEJE NGA BASHIBOZUKËT E PAGUAR TË PERVERSIT RAMA!!! A mund ju Mugoshistat e PPSH-PS të imagjinoni për një moment të hedhë një serb apo grek flamurin e saj kombëtar në tubimet e tyre seç mund t’i ndodhte autorit? jo 4 të vdekur por 13 000 për flamur e komb nuk do mjaftonin! Mos vazhdoni ende me perversin Rama të nderuar vëllezërit e mi Mugoshista. Ka ardhur koha të bëni ndarjen përfundimtare nga Mugosha, E.H. E.R & Co.

    Kolins, çun Tirone dje-shtetas europjan sot.

  6. Kolins,
    ndaj mendimin e njejte me Ju.
    PS me Ramen deshen me dhune te marrin pushtetin,ata me kete akt barbare deshen te cnderojne SHqiperine.
    Nuk mund te lejohet perdhosja e Flamurit tone Kombtare, SHqiperia eshte nderi dhe krenaria e gjithe SHqiptareve.
    SHQIPERIA mbi te gjitha.

Beni nje Koment


Sondazh

Presidenti i ri duhet të jetë një person që merret me politikë, apo jashtë saj?

Shikoni rezultatet

Loading ... Loading ...




Gazeta Panorama ne PDF nepermjet Shtypi.al

Erjoni Ndertim

ARKIVA

Maj 2012
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Pri    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

© 2012 Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept