Politikani serb paralajmëron: Korrigjimi i kufijve shkëndijë për konflikt në Ballkan

Oct 7, 2018 | 8:43
SHPËRNDAJE

“Është e sigurt se një precedent i tillë shkaktoi një zinxhir të ngjarjeve. Korrigjimi i kufijve mund të jetë shkëndija që nisë konflikte të reja në Ballkan,” tha Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, në hapjen e “Global Forum Pearson”

Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, në hapjen e “Global Forum Pearson” që po mbahet në Universitetin e Çikagos, komentoi idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se çka do të sillte kjo për Ballkanin.

18008f21-39a4-4b7e-a54b-2149e06b6fb6-cx0-cy5-cw0-w1023-r1-s_1538892708-832379

Ai tha se korrigjimi në bazë të vijave etnike në Kosovë do të mund të jetë shkëndija e një konflikti të ri në Ballkan, dhe i bëri thirrje ndërkombëtarëve ta parandalojnë një gjë të tillë, transmeton lajmi.net.

Jeremiq, i cili është ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, tha se Beogradi dhe Prishtina janë të inkurajuar ta arrijnë një marrëveshje përmes korrigjimit të kufijve.

“Është e sigurt se një precedent i tillë shkaktoi një zinxhir të ngjarjeve. Korrigjimi i kufijve mund të jetë shkëndija që nisë konflikte të reja në Ballkan,” tha ai.

Jeremiq vlerësoi se demokracia në Ballkan po përkeqësohet nga indiferencën e Evropës./Gazeta Ekspres

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura