Politikani homoseksual lëpin gjoksin e një mikeshe femër (FOTO)

Apr 19, 2015 | 14:38
SHPËRNDAJE

Një kandidat i partisë Konservatore në Britani të Madhe ka mbrojtur fotografitë që e tregojnë atë duke u përpjekur të lëpijë gjoksin e një mikeshe femër, duke thënë se ato janë marrë gjatë një feste me miqtë, e që tregojnë se ai është një njeri normal dhe i shoqërueshëm.

Shokon Liam Marshall-Ascough

Liam Marshall-Ascough pretendon të jetë një deputet në Stoke-on-Trent, një bastion tradicional i Punës.

Kandidati, i cili është homoseksual, i ka postuar fotografitë në faqen e tij në Facebook.

Zoti Marshall-Ascough ka insistuar se fotografitë, të marra shtatë vjet më parë, vetëm e tregojnë atë duke u argëtuar me miqtë e ngushtë “si një person normal” dhe që fotot nuk dëmtojnë aftësinë e tij për të bërë punë, raporton “MailOnline”.

Ai tha gjithashtu se ata tregojnë se ai është në gjendje për të bashkëvepruar me njerëz, shumë e rëndësishme kjo për rolin e një politikani.

Cameron me Liam Marshall-Ascough
Liam Marshall-Ascough duke shijuar me një mik jetën e natës

 Z. Marshall-Ascough është fotografuar edhe në krah të kryeministrit David Cameron.

Sipas tij: “Njerëzit sot duan politikanë që janë njerëz normalë”. Kandidati për deputet e përshkruan si “nder dhe privilegj” pjesëmarrjen e tij në garën për deputet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura