Politikani britanik: Fëmija sirian vdiq nga babëzia e prindërve të tij

Sep 3, 2015 | 19:35
SHPËRNDAJE

Një politikan britanik ka shkaktuar zemërim pas deklaratave në lidhje me vdekjen e 3­vjeçarit sirian në brigjet e Turqiës. 

2BF1490A00000578-0-image-a-29_1441295451131

Peter Bucklitsch, ish- kandidati i UKIP, një parti euroskeptike britanike, tha së fëmija vdiq për shkak të prindërve të tij. të cilët ishin të babëzitur për një jetë më të mirë.

“Siriani i vogël ishte i veshur mirë dhe i ushqyer mirë. Ai vdiq për shkak se prindërit e tij ishin të babëzitur pas një jete të mirë në Europë,” shkruajti ai në Twitter.

Por, llogaria e tij u mbyll, pas reagimeve të furishme të përdoruesve të rrjeteve sociale të cilët janë indinjuar shumë nga këto deklarata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura