“Politikanët që flasin për kthimin e normalitetit mashtrojnë veten”- Paralajmërimi i frikshëm i ekspertëve: Pas shpërthimit të COVID-19, jeta…

| 20:23
SHPËRNDAJE
 

“Pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, gjërat ka shumë të ngjarë, që të mos kthehen kurrë në normalitet”- kështu shkruan CNN, referuar deklarimeve të disa ekspertëve.

syzet optike ulin rrezikun e infektimit me koronavirus (4)

“Tashmë kanë kaluar shumë muaj nga ndryshimet që janë bërë në jetën tonë të përditshme dhe nëse vazhdoni që të mos pajtoheni me rregullat, kjo do të ndikonte për keq në jetën tuaj”, thonë ata.

Pak nga pak jemi duke u bindur se ndryshimet e këtij viti, pas shpërthimit të COVID-19 janë të përhershme.

Këtu i referohemi faktit nëse puna do të vazhdojë të mbetet nga shtëpia; nëse do të shkojmë më pak në dyqan, por do shpenzojmë më shumë; nëse do të mendojmë se mbajtja e një maske në urban do të jetë pjesë e jetës; nëse shtrëngimet e duarve dhe përqafimet do të bëhen më pak të zakonshme apo nëse shumica e kontakteve tuaja ditore do të bëhet përmes telefonatave, video call dhe mesazheve, sesa personalisht.

“Politikanët që pretendojnë se ‘normaliteti’ është afër po mashtrojnë veten ose pasuesit e tyre, ose ndoshta të dy janë duke u gënjyer” tha Thomas Davenport, profesori i teknologjisë së informacionit dhe menaxhimit në Kolegjin Babson në Wellesley, Massachusetts.

“Njerëzit që vuajnë nga një tragjedi  kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme, duke u përpjekur të harrojnë”, tha Davenport përmes postës elektronike, ndërsa shtoi “por unë mendoj se COVID-19 është pak më ndryshe. Kjo sepse ne vazhdojmë të presim që pandemia të përfundojë së shpejti”

Njerëzit, të cilët nuk përshtaten me ndryshimin, besojnë se ajo që ata e mbajnë mend si “normale” do të kthehet dhe vonojnë në implementimin e masave mbrojtëse të domosdoshme për mbrojtje.

“Ata që nuk pranojnë të mbajnë maska mund të jenë fajtorë”, tha Davenport, pasi “ata e perceptojnë atë si një modë kalimtare, që nuk kanë nevojë ta përqafojnë, por gabohen.”

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.