“Politikanët që do sabotojnë ‘vetting’-un, në listën e zezë të Obamës”

Jul 29, 2016 | 7:02
SHPËRNDAJE

Spartak Ngjela thotë se politikanët që do të mundohen të sabotojnë “Vetting”-un, që nga miratimi i ligjit deri te zbatimi, rrezikojnë të hyjnë në listën e zezë të Presidentit Obama.

ngjela-1024x736“Vetingun e kanë pranuar si koncept kushtetues dhe tani duhet të dalë ligji organik. Këta thonë jo po s’është miratuar Kushteuta. Frika është se Gjykata Kushtetuese është nga ato që do të hetohet. Këtu është e gjithë loja. Ata po tregohen të matur dhe data është 11 gusht. Asgjë nuk ka.

E kanë thënë të saktë, në 11 gusht mbarojnë afat dhe në 12 këta do ta votojnë. Do ikin me leje?! Çfarë lejesh?! Në kurriz të popullit?! Nëse këta sabotojnë vetingun do të hyjnë në listën e zezë të Presidentit amerikan Barack Obama. Ata që hyjnë në listën e zezë të këtij niveli, nuk kanë të drejtë të hyjnë në SHBA sepse njollsen si njerëz që me paratë që kanë vjedhur nga populli i vet përmes korrupsionit, duan të investojnë në Amerikë. Nëse këta hyjnë në listën e zezë të Presidentit amerikan, është më mirë të presin pasojat penale të procesit të vetingut dhe gjithë korpusit të reformës, sesa të hyjnë në një listë të zezë. Të mos e kishin bërë konsensusin, ambasadori amerikan i kishte bërë 105, lërë ç’thonë këta. Mirë e bënë, por të vazhdojnë me konsensusin sepse mundtë hyjnë në listën e zezë”, thotë Ngjela.

Në një intervistë për Top Channel, Ngjela ka një tjetër mendim për votimin unanim për ndryshimet kushtetuese. Ai thotë se ai votim erdhi për shkak se më herët ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu i kishte siguruar 105 vota pro reformës.

“Nuk është çështje Kushtetute, është kazani që ka zierë që në momentet e Kushtetutës. Nuk kanë bërë konsensus. Konsensusi ishin zarfat në Ambasadën Amerikane. Njëri e pa dhe e konstatoi që me këta nuk ka lëvizje. Këto janë interesa shumë të mëdha, të tipit strategjik. Amerika është këtu tek partneri i vet dhe këta bëjnë lojra“.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura