Politikanët në Vatikan për Nënë Terezën! Meta krahë Topallit, Ramën e Nishanin i ndajnë gratë

Sep 4, 2016 | 14:10
SHPËRNDAJE

1-49

Shën Tereza e Kalkutës, është shenjtorja më e re e Kishës Katolike. Papa Françesku e ka shenjtëruar sot Nënë Terezën, dhe tani ajo do të quhet Shën Tereza.

Ceremonia nisi rreth orës 10:30 në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Vendimi i Papa Françeskut më 17 dhjetor 2015 për të njohur mrekullinë e Nënë Terezës i hapi rrugë edhe shenjtërimit të saj, i cili u finalizua në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Drejtuesit më të lartë politikë të shtetit shqiptar ishin gjenden sot në Vatikan. Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ishkryeministri Berisha, por edhe disa ministra ndoqën nga afër ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës. Delegacioni shqiptar udhëhiqet nga kreu i shtetit, Bujar Nishani, ndërkohë që në ceremoni morën pjesë edhe 17 krerë shtetesh.

MESAZHET E POLITIKES SHQIPTARE:

Politika ka shprehur mesazhe të ndiera me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur sot në mëngjes: ‘Pas pak ceremonia e shenjterimit te Nene Terezes. Nga sot e tutje shqiptaret do te kene shenjtoren e tyre Shen Tereza!! sb”, shkroi ai në Facebook, bashkangjitur kësaj fotografie:

14192162_646750715485839_357490460985671565_n

Lulzim Basha: Ne Shen Pjeter, sot nje dite e madhe per kombin shqiptar! Nene Tereza, gjak prej gjakut tone do te jete sot shenjtorja me e re e Kishes Katolike, frymezimi yne dhe i mbare qyteterimit per tju perkushtuar ndihmes dhe sherbimit ndaj te varferve, te pamundurve, te semureve.

foto e postuar nga Basha ne Facebook
foto e postuar nga Basha ne Facebook

Mesazhi i presidenti Bujar Nishani sot nga Vatikani:

“Sot në Selinë e Shenjtë, Vatikan në shenjtërimin e Nënë Terezës. 4 shtator 2016 është dita e institucionalizimit të shenjtërisë të një Nëne shqiptare e cila Shenjtore ishte që kur lindi. Është datë e takimit të rrallë dhe solemn mes Shqipërisë dhe Botës. Si e tillë, 4 shtator 2016 është datë e një rëndësie kolosale shqiptare dhe botërore.

Nënë Tereza është më e dashura, më e mira, më e urta, më e thjeshta, më madhështorja Nënë që ka ekzistuar në botën tonë.

rama nishani

Tek secila Nënë Shqiptare ka nga pak Nënë Terezë.

Tek Nënë Tereza ka nga pak prej secilës Nënë Shqiptare.

Nënë Tereza është ajka, nektari, kuintesenca e Nënave shqiptare.

Nëse Nënat shqiptare janë gjeniale në përkujdesjen e familjes, “familja” për të cilën u përkujdes Shenjtorja Nënë Terezë është mbarë njerëzimi.

nishaniii-933x445

Nuk ka asnjë teprim në qasjen mes Nënë Terezës dhe Nënave shqiptare. Për ta konstatuar ngjashmërinë shenjtërore mes Nënave shqiptare dhe Nënë Terezës, mjafton të largohesh një çast nga zhurma e përditshmërisë që deformon pamjen. Apo si thotë populli, mjafton të mos u vësh veshin “zilkave që pengojnë të dëgjohen këmborët”. Pasi ta kesh bërë këtë, për faktin që Nënë Tereza, nga jashtë e nga brenda, në kockë e në palcë, në ind e në qelizë, është një shqiptare tipike, dhe Nënat tona edhe ato secila në mënyrën e vet janë shenjtore, nuk mbetet asnjë dyshim.

Me veprën e Saj të pavdekshme, me vullnetin e Saj të pafundëm, me dashurinë e Saj të pakufishme, Nënë Tereza është një gjeniale universale sa shqiptare dhe botërore, sa tokësore dhe qiellore.

Nënë Tereza është drita e qiriut që i rrëfen rrugën udhëtarit të vetmuar nëpër natë, Fjala që ngushëllon fukarain, këshilla që sensibilizon zengjinin, durimi që zbut të pandjeshmin, arsyeja që largon urrejtjen dhe afron dashurinë.

Nënë Tereza është një fenomen unikal i atij lloji aq të lartë dhe i atyre përmasave aq të mëdha sa nuk mund të matet apo krahasohet, por vetëm pranohet dhe respektohet.

Nënë Tereza është dhurata më e vyer që Shqipëria ja fali Njerëzimit.

Nënë Tereza, e kudondodhura Shenjtore e dashurisë, urtësisë, mëshirës, ka qënë, është, dhe kurdoherë do jetë, prezente kudo ku qënia njerëzore vuan, ku shpirti njerëzor lëngon, ku zemra njerëzore rrezikon të ndali, sa këtu dhe tani, aq dhe në pafundësi dhe përjetësi.

Nënë Tereza është Nëna e atyre që dashuria u duhet por nuk e kanë, shëndetin e dëshirojnë por nuk e gëzojnë, hallet nuk u rreshtin, lotët nuk u ndalin.

Martirja Nënë Tereza është një univers i tërë cilësish dhe vlerash humane, religjioze, shoqërore.

Universaliteti i vlerave që Nënë Tereza përcjell, dhe pangjajshmëria e Saj, janë ato cilësi që më së shumti e katakterizojnë Shenjtoren tonë.

Përunjësia e Nënë Terezës ndaj Zotit dhe njerëzve, është mahnitëse.

Energjia e Saj, durimi i Saj, insistimi i Saj, janë të pafundëm.

Nënë Tereza me shembullin që dha u kujtoi njerëzve se nuk janë të përjetshëm por të vdekshëm; se rendja pas të mirave materiale nuk duhet të jetë e pafundme por duhet të ketë një kufi që nuk duhet kapërcyer; se nuk ekziston vetëm “uni”, vetëm “vetja”, por edhe “tjetri” i cili kur është në rrugë të mbarë duhet inkurajuar, kur është në nevojë duhet ndihmuar, kur gabon duhet falur.

Për Shenjtoren tonë mund të flitet pafund. Shqipëria dhe shqiptarët mund të mburren sa të duan për faktin se njerëzimit nuk i dhanë shenjtore të shquar në ndonjë aspekt të veçantë sado të rëndësishëm, por një Shenjtore gjithëpërfshirëse, një Shenjtore Nënë.

Meta në Meshën Solemne për Shenjtërimin e Nënë Terezës

Në një prononcim dhënë për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), Meta e vlerësoi Shenjtërimin e Nënë Terezës një ngjarje për të gjithë njerëzimin.

“Shenjtërimi i Nënë Terezës apo procesi i kanonizimit, padyshim që është një ngjarje për të gjithë njerëzimin sepse Nënë Tereza i përket mbarë njerëzimit me modelin e jashtëzakonshëm që ajo solli dhe frymëzoi në të gjithë botën për të ndihmuar dhe për t’i shërbyer njerëzve më të varfër, më të uritur, më në nevojë, në një mënyrë tepër të thjeshtë, të përulur dhe modeste. Dhe padyshim që edhe për ne si shqiptarë, kudo ku jemi dhe jetojmë, është një ngjarje e jashtëzakonshme për shkak të origjinës dhe të gjakut të saj”, tha z. Meta. Kryetari i Kuvendit u shpreh se Shenjtërimi i Nënë Terezës, është edhe një detyrim për të reflektuar edhe më shumë në këtë moment kur e gjithë bota nderon një figurë të shquar. “Padyshim që kjo na bën që të krenohemi, por sigurisht kjo na detyron edhe të reflektojmë edhe më shumë në këtë moment kur e gjithë bota nderon një figurë të shquar dhe krejt të veçantë të njerëzimit në mënyrë që të punojmë të gjithë më shumë për të qenë të përulur para atyre që kanë më shumë nevojë për ndihmë dhe për mbështetjen tonë, për më shumë solidaritet dhe shpirt sakrifice ndaj tyre. Dhe natyrisht edhe për të qenë më paqësor dhe bashkëpunues me njëri-tjetrin dhe me të gjithë në jetën tonë të përditshme”, theksoi Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura