“Politika i ka rënë në qafë sportit, vetëm Tirana shpëtoi”, Mema: E kanë kaluar futbollin në plan të tretë, u gëzova kur…

Oct 25, 2020 | 22:20
SHPËRNDAJE

Ardjan Mema është shprehur se qeveria e ka vendosur në plan të tretë futbollin. Në emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në televizionin “News 24”, Mema është shprehur se sporti nuk i ka rënë në qafë politikës, por politika i ka rënë në qafë sportit.

MEMA 24

“Kur dëgjova deklaratën e Dukës, në atë moment u ndjeva mirë, pasi ishte si një dritë jeshile për kampionatin. Unë shikoj njerëz të papërgjegjshëm te qeveria, janë njerëz që nuk të japin përgjigje, qoftë ajo edhe negative. Ky vend nuk mund të vazhdojë dot kështu. Një shtet që e ka lënë 100 mijë njerëz për fushë. Edhe ato pak fusha që ishin, i mori qeveria. Në jemi pjesë e këtij futbolli. Qeveria e ka kaluar në plan të tretë futbollin. Sporti në tërësi zhvillon fëmijët, i bën të shëndetshëm. Një përgjigje me këtë kohëzgjatje.

Në 2019 është bërë një mbledhje, ku Rama i tha më jepni edhe kërkesa të tjera, Nuk ndryshojnë kërkesat rrugës. Presidentët nuk po kalojnë asgjë më shumë se sa ka rajoni. Kosova 10 vjet shtet është. Nuk jemi ne në gjendje të bëjmë gjërat ashtu siç duhet?! Nuk është një faturë që nuk plotësohet dot nga shteti. Këto janë në të mirë të sportit shqiptar. Politika i ka rënë në qafë sportit. Të gjitha klubet janë prishur, vetëm Tirana i ka shpëtuar kësaj.”, u shpreh Mema.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura