Politika e përçarë edhe këtë 28 Nëntor, Meta: Vlora do të jetë në krye të bashkimit në të gjitha kohët

Nov 28, 2021 | 12:22
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ishte sot në Vlorë me rastin e 109-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar.

pjimage - 2021-11-28T121843.759

Në një prononcim për mediat, kreu i shtetit nuk komentoi mbi pyetjen që edhe këtë 28 nëntor politika shqiptare ishte sërish e përçarë, por tha se “sot kemi vetëm mesazhe bashkimi, kudo për të gjithë shqiptarët sepse ky është flamuri i të gjithë shqiptarëve”.

Pyetje: Nuk do ta lëmë në heshtje apo jo?

Presidenti Meta: Si mund të lëmë në heshtje, festën më të rëndësishme të kombit tonë, Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe ditën e ditëlindjes së Adem Jasharit…

Pyetje: Megjithatë, politika përsëri është e përçarë!

Presidenti Meta: Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi, kudo për të gjithë shqiptarët sepse ky është flamuri i të gjithë shqiptarëve.

Është flamuri i Ismail Qemalit, po është edhe flamuri i Isa Boletinit.

Është një frymëzim për t’u bashkuar dhe për të reflektuar, në mënyrë që Shqipëria të jetë vërtetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton prej kohësh në Bashkimin Europian.

Vlora do të jetë në krye të bashkimit në të gjitha kohët, siç ka qenë gjithmonë, me patriotizëm, për të mirën e Shqipërisë.

Kreu i shtetit postoi ne rrjetet sociale nje album fotosh nga ceremonia e ngritjes se flamurit ne Vlore dhe e shoqeroi me kete mesazh: 

“Në Vlorën e lavdishme të Pavarësisë u përula sot me nderimin dhe respektin më të thellë para themeluesit të shtetit tonë modern dhe Atit të Shqipërisë, Ismail Qemalit, kujtimit dhe veprës së ndritur të Tij dhe të shumë patriotëve të tjerë, që realizuan 28 Nëntorin e vitit 1912!

Të mbrojmë dhe të lartësojmë simbolet tona kombëtare dhe të mos humbasim më kohë për përmbushjen e ëndrrës për një Shqipëri plotësisht europiane sepse 109 vite janë mëse të mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern.

Urime 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, të Isa Boletinit dhe Adem Jasharit!”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura