“Poliglot dhe kontribuues i madh në…”- Prof. Përparim Kabo: Ju tregoj kush është Petro Zheji

Sep 10, 2020 | 23:47
SHPËRNDAJE

Perparim Kabo

perparim-kabo-800-0-5f244ff16391f

A ja vlen të shtrohet kjo pyetje? Po sigurisht që po. Puna e tij për më shumë se pesë dekada deri në frymën e fundit është një investim themelor që lidhet me origjinën, identitetin dhe kontributin e gjuhës shqipe. Punimet e tij janë përmbledhur në tre botime voluminoze, dhe konkretisht në librat:
1-Shqipja dhe Sanskritishtja në dy vëllime.
2-Libri i Aforizmave
3-Roli Mesianik i Shqipes
Punimet e Profesor Petro Zhejit dallojnë për një metodologji krejt ndryshe prej asaj klasike që merret me analizën e formës së fjalës dhe strukturën e saj gramatikore.
Në punimet e tij studjuesi Petro Zheji meret me gjenezën historike dhe me evoluimin historik të gjuhë si mendim dhe si fjalë, pra ai e nis studimin te përmbajtja e fjalës dhe kështu në këtë rrugëtim ai zbulon veçoritë e shqipes dhe kontributin e saj në raport me gjuhët e tjera. Duke ndërtuar algoritmin e gjuhës shqipe, Petro Zheji evidenton disa nga tiparet unikale të shqipes si një gjuhë primordiale dhe rëndësinë e saj në lëminjtë e gjuhësisë botërore. Aparati logjik i analizës së tij u jep përgjigje disa pyetjeve thelbësore si edhe janë;
-Kalimi nga paralogjikja te logjikja dhe lindja e mendimit të identifikuar me fjalë
-Ndërtimi strukturor silabik i fjalës dhe apsekti disemik, trisemik dhe shumë kuptimor
-Thelbi filozofik i mendimit dhe gjuha si mjetë shprehës që nga ndërtimi. Kalimi nga arsyetimi mitik në atë të filozofisë së lashtësisë dhe deri te filozfia moderne
-Analiza e gjuhës që nga krijimi dhe deri në ditët tona argumentohet duke e parë atë edhe si një faktor me funksion social kundruar në këndvështrimin gjithëpërfshirës të sociales
Këto janë disa nga pyetjet që i shtroi edhe profesor Eqrem Çabej por që nuk u dha përgjigje.
Aspekt tjetër i punës së Petro Zhejit është kontributi si përkthyes…
Po përmendim dy nga përkthimet e tij
-Ringjallja e Leon Tolstoit
-Don Kishoti Mançes, vëllimi II i Miguel Servants-it
E japim këtë shëmbull se kemi të bëjmë me dy kollosë të letërsisë botrore dhe dy gjuhë krejt të largëta, gjuhë ruse dhe gjuha spanjolle.

d2f6ae5e-f94b-448e-943a-3323815580ba-406x240
Petro ishte “polyglot”, ai zotronte thellësisht disa gjuhë të vjetra dhe të reja,dhe konkretisht:

Greqishten e vjetër dhe të renë, latinisht, italisht, frëngjisht, spanjisht, gjermanisht, rusisht, sanskritisht, gjuhën mandarinishte, anglisht, gjuhë aziatike nipote dhe gjuhë skandinave, si dhe versione të përziera të sllavishtes, përfshi dhe sërbokroatishten…etj.
Petro kishte edhe një meritë dhe pasuri ishte modest…!
Pkabo 10 shtator 2020 …

ps/ Avokati Agim Muço, mik i Petros ka marrë iniciativën që emri Petro Zhejit të përjetohet diku si emër i një shkolle apo sheshi ku të ketë një bust të tij. Jam me Ty Agim Muço…Emri i tij meriton respekt dhe adhurim…!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura