Policia zbarkon në Berishë të Fushë-Arrëzit, zbulohet një sasie e madhe droge

Aug 8, 2018 | 14:21
SHPËRNDAJE

Një sasi e konsiderueshme droge është gjetur në fshatin Berishë të Fushë Arrëzit. Aksioni në fjalë është shtrirë në njësinë administrative Iballë.

droge-675x450

‘BalkanWeb’ mëson se policia ndodhet në terren, në një zonë të thellë malore, ndërsa operacioni po mbahet i fshehtë. Por sipas dëshmive të banorëve të zonës, mbi 50 forca policie kanë zbarkuar në terren që në orët e para të mëngjesit. Aktualisht nuk dihet se sa është sasia e drogës së kapur.

Kujtojmë se sot edhe në Vlorë është zhvilluar një aksion antidroge, ku falë ndërhyrjes nga ajri me helikopter u zbuluan 20 parcela me hashash.

http://www.balkanweb.com/policia-zbarkon-ne-berishe-te-fushe-arrezit-zbulohet-nje-sasie-e-madhe-droge/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura