Policia vret 37 anëtarë të një bande në meksikë

May 23, 2015 | 10:05
SHPËRNDAJE

Nga një përleshje e armatosur ndërmjet personave të një bande dhe forcave të sigurisë kanë mbetur të vrarë 39 persona gjatë ditës së premte në perëndim të Meksikës.

Lajmi është bërë i ditur nga dy zyrtarë të qeverisë meksikane të cilët duke folur në kushte anonimati, thanë se janë vrarë 37 civilë në përleshjet në afërsi të qytetit Tanhuato në shtetin Michoacan, në afërsi të kufirit më Jalisco, ndërsa ata shtuan se dy nga viktimat janë anëtarë të forcave të sigurisë. 

Jalisco, një nga motorët e ekonomisë meksikane, është baza e karteli “Neë Generation”, i cili është kthyer në një problem tepër shqetësues gjatë këtij viti për Presidentin Enrique Pena Nieto. 

Që nga fillimi i muajit mars deri në 1 maj, anëtarët e kartelit kanë vrarë të paktën 20 policë. Gjithashtu, anëtarët e bandës gjatë kësaj periudhe rrëzuan një helikopter të ushtrisë në jugperëndim të Jalisco, duke vrarë 6 personat që gjendeshin në bord. 

Gjatë ditëve të fundit objekt i sulmeve të bandave janë bërë automjetet, bankat, si dhe i është vënë zjarri disa pika karburanti në Guadalajara.

Identiteti i personave të vrarë gjatë ditës së premte nuk është bërë i ditur, por kjo ngjarje do të rrisë presionin mbi presidentin, i cili ka premtuar vendosjen e stabilitetit në vend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura