Policia u vihet në ndjekje shpërndarësve të drogës, ata thyejnë xhamin e furgonit. Çfarë ndodhi mbrëmjen e sotme në Elbasan

Jul 15, 2020 | 22:30
SHPËRNDAJE

Një automjet i ‘Shqiponjave’ është dëmtuar gjatë një operacioni për kapjen e shpërndarësve të drogës në Elbasan.

policia-elbasan-naten

BalkanWeb mëson se disa persona të dyshuar si shpërndarës droge nuk u bindën ndaj urdhërit të Policisë dhe është dashur forca për shoqërimin e tyre.

Gjatë këtyre kundërshtimeve është thyer dhe një nga xhamat e furgonave të ‘Shqiponjave’ teksa personat e dyshuar janë shoqëruar.

Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Zaranikës dhe gjithë përplasja ndodhi pasi të dyshuarit tentuan të largoheshin dhe jo t’i binden urdhërit të efektivëve të Shqiponjave për të ndaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura