Policia sqaron ngjarjen e rëndë në Shkodër: 61-vjeçari përplasi qëllimisht me makinë komshien duke…

| 17:37
SHPËRNDAJE
 

Policia e Shkodrës ka njoftuar zyrtarisht se ngjarja ku shtetasi Hilë Simoni dhunoi dhe më pas vendosi poshtë makinës një 55-vjeçare ka ndodhur pas një konflikti.

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Sipas policisë, 61-vjeçari Hilë Simoni përplasi qëllimisht me makinë 55-vjeçaren Katrina Hila, duke i thyer këmbët.

Gruaja u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa në pranga u vu autori 61-vjeçar.

Njoftimi i policisë

Përplas me makine qëllimisht një shtetase, pas një konflikti, falë reagimit të shpejtë të Policisë kapet dhe arrestohet autori i kësaj ngjarje

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër falë reagimit të shpejtë, kapet dhe arrestohet në flagrancë në tentative për tu larguar, shtetasi H. S. 61 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër

Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi në lagjen Kertollaj, në fshatin Gur i Zi, është kofliktuar me shtetasen K. H. 55 vjeçe banuese në fshatin Guri Zi, Shkodër dhe me pas shtetasi H. S. ka përplasur qëllimisht me mjetin e tij tip “Mitsubishi”, këtë shtetase duke i thyer këmbët, e cila është dërguar për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Automjeti me të cilin ka përplasur shtetasen K. H. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.