Aksidenti misterioz/ Policia: Çantën e mori vëllai i biznesmenit. Tani e ka Prokuroria

Aug 2, 2015 | 16:56
SHPËRNDAJE

Tri ditë pas aksidentit tragjik të shtetases Bujana Bushi, 33 vjeçe, e cila humbi jetën në Gosë të Kavajës në rrethana ende të paqarta, zbulohet edhe komunikata e policisë për aksidentin.

Aksidenti1234
Foto nga vendi i ngjarjes

Ditën e sotme, vëllai i viktimës akuzoi policinë dhe një biznesmen nga Vlora se kanë tentuar të mbulojnë aksidentin e të motrës, duke shtuar se në momentin kur ndodhi aksidenti, viktima kishte me vete 100 mijë euro, të cilat janë zhdukur, së bashku me sendet e saj personale.

Vëllai viktimës thotë se Policia e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen pasi është e përfshirë në vjedhje.

Mirëpo, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë e ka dërguar komunikatën e aksidentit të ndodhur më datë 30 korrik, së bashku me dinamikën e saj.

Në komunikatën zyrtare të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, shkruhet se çantën e viktimës e mori vëllai i biznesmenit dhe më pas me proces-verbal iu dorëzua Prokurorisë. 

“Në vendin e ngjarjes është paraqitur vëllai i shtetasit Kosta Taci, të cilit nga shërbimet policore iu kërkuar të vinte në dispozicion dokumentet e makinës, pasi drejtuesi i mjetit u shoqërua për ndihmë mjekësore.  

Gjithashtu atij iu dorëzuan edhe sendet personale që gjendeshin në makinë, nga shërbimi policor. Shtetasi A.A, vëllai i drejtuesit të mjetit mori me vete edhe çantën e viktimës.

Më pas kjo çantë me proces-verbal iu dorëzua Prokurorit të çështjes. Gjatë këqyrjes së viktimës nga ekspertët kriminalistë, nuk janë gjetur dhe sekuestruar sende personale”, shkruhet në komunikatë. 

DINAMIKA  E AKSIDENTIT DHE SQARIMI PER ÇANTEN

Lidhur me një ankesë të bërë publike në media nga familjarë të shtetases Bujana Bushi, e cila humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur në datë 30.07.2015, në segmentin rrugor Kavajë – Rrogozhinë, pranë kryqëzimit të fshatit Lekaj, sqarojmë se:

Në datë 30.07.2015, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve Fatmir Bekshiu, 65 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, si edhe i shtetasit Kosta Taci, 51 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Vlorë.  

Arrestimi u krye pasi në këtë datë, shtetasi Kosta Taci duke qarkulluar me mjetin e tij tip Benz me targë AA 837 GH në aksin Kavajë – Rrogozhinë, pas ndërprerjes së rrugës nga motori me targë AF107, të drejtuar nga shtetasi Famir Bekshiu, u përplas  me një mjet tjetër që po udhëtonte në sensin e kundërt të rrugës.

Shkak paraprak dyshohet se u bë ndërprerja e rrugës nga dalja e gabuar e motorit në rrugën kryesore, çka solli devijimin e mjetit.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasja Bujana Bushi, 33 vjeç, banuese në Vlorë, si dhe u dëmtuan lehtë shtetaset e mitura S. C, A. C dhe F. C, fëmijët e drejtuesit të mjetit tjetër që u përfshi në aksident.  

Në vendin e ngjarjes është paraqitur vëllai i shtetasit Kosta Taci, të cilit nga shërbimet policore iu kërkuar të vinte në dispozicion dokumentet e makinës, pasi drejtuesi i mjetit u shoqërua për ndihmë mjekësore.  

Gjithashtu atij iu dorëzuan edhe sendet personale që gjendeshin në makinë, nga shërbimi policor.

Shtetasi A.A, vëllai i drejtuesit të mjetit mori me vete edhe çantën e viktimës. Më pas kjo çantë me proces-verbal iu dorëzua Prokurorit të çështjes. Gjatë këqyrjes së viktimës nga ekspertët kriminalistë, nuk janë gjetur dhe sekuestruar sende personale.

Policia mori kontakt me të afërmit e viktimës dhe sqaroi gjithashtu rrethanat e ngjarjes. Për sa i përket çantës me sendet e tjera të viktimës, familjarët janë informuar se mund t’i marrin vetëm pas urdhrit të Rkthimit sendeve të sekuestruara të Prokurorisë.

er.de.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura