Policia s’lejoi kamerat, “Panorama” pasqyron veprimtarinë e paligjshme me dron! Ç’po ndodh në “Prestige Resort”, fadroma përpara hotelit

Dec 1, 2022 | 10:02
SHPËRNDAJE

E paprecedentë është ngjarja që po ndodh në “Prestige Resort” në Golem, ku në mënyrë të pakuptimtë dhe pa paralajmërim forcat e policisë, IKMT-së, dhe ato xhenio kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit të së enjtes duke nxjerrë me forcë punonjësit dhe pushuesit.

I gjithë territori është rrethuar me shirit në një distancë të largët nga resorti dhe policia nuk ka lejuar kamerat duke i nxjerrë me forcë operatorët nga perimetri, duke na lënë në terr informativ.

Gazeta Panorama ka sjellë pamjet me dron nga Prestige Resort për të pasqyruar veprimtarinë e paligjshme që po ndodh.

Përpara hotelit është një fadromë, por që ende nuk po vepron, si edhe nuk dihet lëvizjet e IKMT-së, teksa OSHEE ka ndërprerë edhe dritat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura