Policia shtrin përtokë gazetarin, po filmonte momentin kur një makinë merr para efektivët gjatë aksionit anti-drogë (VIDEO)

Jul 27, 2021 | 13:44
SHPËRNDAJE

Gazetari i “News 24” Ergys Gjençaj është shtrirë në tokë nga efektivët e policisë gjatë një operacioni anti-drogë duke mos u lejuar të filmojë.

Mësohet se gazetari ndodhej pranë zonës së “Xhamllikut” në kohën që po kryhej operacioni dhe ka qenë duke filmuar momentin kur një makinë largohet me shpejtësi para efektivëve, duke mos u përgjigjur urdhrit të tyre për ndalim.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i “bluve” që e kanë shtrirë në tokë gazetarin duke mos e lejuar të filmojë. Gazetarja Klodiana Lala ka treguar dinamikën e ngjarjes, të ndodhur pranë Varrit të Bamit.

Vetëm pak minuta më parë, grupi i xhirimit po udhëtonte ne zonën e Varrit të Bamit për të shkuar drejt televizionit, konstatuam se po ndalonin një automjet.

Drejtuesi refuzoi të hapte derën, një moment shtypi gazin. Në këto momente gazetari dhe kolegu jonë Gjençaj, janë bashkë me mua, kemi dalë jashtë makinës duke filmuar operacionin, dhe në mënyrë të paprecedentë dhe pa shpjegim morën dhe shtrinë gazetarin Gjençaj.

Edhe pse kam insistuar se ishte në detyrë, sapo kishte dalë nga automjeti me logo i News24. Forcat Speciale që nuk identifikohen pasi ishin të maskuar nuk dhanë asnjë shpjegim, e mbajtën 1 orë pa lëvizur. Është filmuar në këto momente, është një video e shkurtër që kam filmuar, u shtri barkazi.

Ndërhyu një efektiv për të larguar grupin e News24. News24 po filmonte nga afër operacionin. Gjençaj u la i lirë dhe është pranë meje. Pa llogari dhe shpjegim, e mbajtën për 1 orë të rrethuar. Ndodheshim bashkë në automjet por është i paqartë”- tha Lala.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura