Policia shqiptare e italiane ndjek disa orë në det gomonen me dy shqiptarë, i del huq përpjekja

Jan 25, 2017 | 20:12
SHPËRNDAJE

Vlorë- Policia Kufitare ben me dije per nje tjeter operacion te përbashkët midis Policisë Kufitare, Delta Forcë, DVP Vlorë, DVP Fier dhe Guardia di Finanza.

16343553_337174103349255_1416167804_n

Pas disa orë ndjekjesh në ujërat ndërkombëtare dhe në zonën e Sazanit, në bashkëpunim këto struktura kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti lundrues Gomone me dy shtetas shqiptar në bord, i cili po vazhdonte itenerarin e lundrimit të tij nga derdhja e Vjosës, në drejtim të ishullit të Sazanit, e më tej në drejtim të shtetit Italian.

Mjeti lundrues është me përmasa 8 m i gjate dhe me dy motorë 250 KF. Gjatë kontrollit paraprak që i është bere mjetit, nuk është konstatuar ndonje material apo send i kundraligjshëm.

Mjeti po shoqërohet nga Delta Force për veprime të mëtejshme proceduriale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura