Policia shpall në kërkim të dashurin e Elvana Gjatës (EMRI)

Oct 5, 2018 | 12:06
SHPËRNDAJE

elvanaPolicia e Shtetit ka shpallur në kërkim, Ervin Matën, biznesmenin 31-vjeçar, i cili është i dashuri i këngëtares së njohur Elvana Gjata.

Sipas Policisë së shtetit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato janë konfliktuar në lokalin e bllokut me Ervin Matë dhe dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim.

“Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, thekson Policia.

ermal-elvanaErvin Mata është i dashuri i Elvana Gjatës, por kjo fundit gjatë daljeve publike dhe mediatike ka preferuar ta mbaj të fshehtë.

Elvana Gjata ka anonçuar në publik se ka në projekt një komedi romantike me metrazh të gjatë me protagonist, Ermal Mamaqin.

Filmi do të titullohet “Dy gisht mjaltë” dhe në të shohim Ermalin dhe Elvanën në rolet e dy të dashuruarve. Mesa duket, Elvana ka marrë miratimin e partnerit të saj, biznesmenit nga Tirana, për të qenë në këtë projekt me Ermalin, i cili tashmë është mik familjeje i çiftit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura