Policia shkon për kontroll në shtëpinë e 83-vjeçares, i gjen sasi të madhe kanabisi

Apr 14, 2018 | 17:24
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit pas një kontrolli të bërë në shtëpinë e  një 83 vjeçareje me inicialet I. N., ka gjetur 17 kilogram e 850 gram lëndë narkotike, të dyshuar si Cannabis Sativa.

Sipas njoftimit të policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ndërsa materialet i janë referuar Gjyaktës së Shkallës së Parë Durrës.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Njoftimi i policise:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 13.04.2018, në Shijak, në banesën e shtetases I.N., vjeçe 85, janë gjetur 17 kg e 850 gramë material bimorë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 283 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura