Policia Rrugore në aksion ditën e natën, ja çfarë do të kontrollohet

Sep 27, 2017 | 8:17
SHPËRNDAJE

Policia Rrugore e Tiranës, ka nisuar aksionin per ndëshkimin e drejtuesve te automjeteve të shërbimit publik, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin.

Foto arkiv
Foto arkiv

Policia Rrugore e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, po vijon punën për kontrollin e automjeteve të shërbimit publik, të atyre që transportojnë fëmijë në shkolla e kopshte, autobuzë, taksi si dhe autovetura të tjera që dyshohet se ushtrojnë aktivitet të paligjshëm, pa licencë, duke mos u stacionuar në terminalet e përcaktuara nga Enti Pronar dhe në kundërshtim me kushtet dhe kriteret e certifikatave të transportit rrugor.

policia-aksion

Janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e qytetit, në orare të ndryshme dhe sipas hartës së evidentuar më herët si zona problematike përsa i përket transportit publik.

Janë konstatuar e ndëshkuar për mangësi të ndryshme 90 drejtues automjetesh, për informalitet në fushën e transportit.

Gjithashtu në zbatim të këtij plani janë evidentuar dhe ndëshkuar 25 drejtues automjetesh që transportojnë fëmijë pa vendosur rripin e sigurimit, dhe për mangësi të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura