Policia rrugore në aksion, 4 arrestime brenda 24 orëve në Kavajë

Sep 16, 2017 | 10:45
SHPËRNDAJE

Policia rrugore në Kavajë në vijim të punës për ndëshkim të drejtuesve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor ka arrestuar 4 shtetas.

arrestim

Shetetasit e arrestuar janë Ervin Ç., 37 vjeç, Amarildo Ç., vjeç 19, Çlirim N., 46 vjeç, Erselam D., vjeç 21, të cilët u kapën duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi.

Njoftimi 

Gjatë 24 orëve të fundit policia rrugore Kavajë në vijim të punës së tyre për ndëshkimin e drejtuesve të parregullt dhe në zbatim të planit të masave “Për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë ” ka arrestuar 4 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor:

Janë arrestuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt shtetasit : Ervin Ç., 37 vjeç, banues në Fshatin Agonas, Golem, pasi në Kavajë, vendin e quajtur “Kavajoti“, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Hauai”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal. Amarildo Ç., vjeç 19, pasi pranë mbikalimit të spitalit Kavajë, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Dayang”, me targë AP439.

Neni 291 i Kodit Penal. Çlirim N., 46 vjeç, banues në fshatin Çetë Kavajë, pasi pranë rrethrrotullimit të “Pompave” Kavajë, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Dayang”, me targë AK318. Neni 291 i Kodit Penal. Erselam D., vjeç 21, banues në Kavajë, pasi në afërsi të subjektit “Gjergj Krali”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip “Yingxiang” me targë AK 476. Neni 291 i Kodit Penal.

Vazhdon puna nga Policia Rrugore Kavajë për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe ndëshkimin e drejtuesve të parregullt të mjeteve të cilët mund të jenë rrezik për qytetarët dhe mund të shërbejnë si burim aksidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura