Policia Rrugore mesazh shoferëve që konsumojnë alkool, çfarë ndodhi sot

Jun 14, 2018 | 17:44
SHPËRNDAJE

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, efektivët e policisë së Tiranës u kanë shpërndarë drejtuesve të automjeteve në zona të ndryshme të kryeqytetit, broshura sensibilizuese me qëllim përcjelljen e mesazheve mbi pasojat e përdorimit të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit.

43463993-1ec3-4220-bd25-7a44e7c54005

Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës Erion Ahmeti gjatë një prononcimi është shprehur: “Përveç masave represive që Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore ka ndërmarrë gjatë gjithë kohës, sidomos fundjavave për ndëshkimin e atyre kundravajtjeve që janë rrezik i shtuar për jetën dhe shëndetin e shtetasve, siç është përdorimi i alkoolit ose ecja me shpejtësi, gjatë gjithë ditës së sotme është zhvilluar edhe një fushatë sensibilizuese me drejtuesit e mjeteve, jo vetëm për ata që janë drejtues mjetesh, banorë të Republikës të Shqipërisë, por edhe ata që vijnë nga shtetet e tjera për të kryer pushimet.

12425a51-d093-46bf-8dc2-29774a29da43

Në lidhje me sensibilizimin dhe me parandalimin e ngjarjeve rrugore, janë shpërndarë fletëpalosje në bashkëpunim dhe me shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore, jo vetëm Policia Rrugore, për një sensibilizim më të qartë të drejtuesve të mjeteve gjatë sezonit turistik. Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, për shkak të këtyre masave represive të marra gjatë gjithë kohës, ka bërë të mundur uljen e një numri të konsiderueshëm të ngjarjeve rrugore me pasojë jetën e shtetasve, por edhe atyre me dëme materiale”.

Thuaji JO alkoolit gjatë drejtimit të mjetit, për një udhëtim sa më të sigurt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura