“Policia që i vjedh provimin vetes do të luftojë vjedhësit”?

Nov 17, 2018 | 18:18
SHPËRNDAJE

“Policia e Shtetit është sot vërtet e rënë shumë poshtë”, shprehet kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Petrit Vasili

Në një postim në Facebook, Vasili thotë se “opinioni di sot që edhe një testim, provim apo mashtrim t’i themi më mirë, për të zgjedhur komisarët e policisë u anulua se u manipulua”.

“Komedi e madhe. Edhe u certifikua, edhe u miratua, edhe u aprovua edhe më në fund edhe u anulua. Duhet të ishte modeli i bërjes së një testimi, shembull për të gjithë dhe u shndërrua në një praktikë manipulimi ordiner nga më të shëmtuarit. Këtyre që vjedhin edhe provimin e tyre duhet t’u besojmë se i luftojnë hajdutët, krimin dhe trafikantët. A i luftojnë dot hajdutët, hajdutët??? Absolutisht që jo, thjesht i mbajnë e ndihmojnë njëri-tjetrin. Siç është kryeministri është edhe policia. Tani presim ndonjë video idiote të kryeministrit që të na shpjegojë e të na bindë se hajdutllëku është shumë i mirë dhe i dobishëm sepse kur e bën ai vetë dhe qeveria, pse mos ta bëjë edhe policia. Duhet vënë kuja për këtë polici”, shkruan Vasili në rrjetin social.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura