“Policia që duam”, Shkëlzen Berisha ‘sulmon’ policinë: Sekuestron drogën, por nuk arreston shoferin

Aug 17, 2018 | 20:37
SHPËRNDAJE

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni Berisha ka ‘sulmuar’ policinë, duke thënë se kanë sekuestruar drogën, por nuk kanë arrestuar shoferin.

Shkëlzeni, shkruan se kjo është policia që duam, duke e thënë me ironi.

shkelzenberihsa-933x445

Postimi i plotë

Policia që duam. Ndalon ne postobllok makinen me droge por jo shoferin

“Më datë 16. 08. 2018, në kuadër të planit të masave kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në aksin rrugor Selenicë – Resulaj, pikat e kontrollit të ngritura posaçërisht për goditjen e këtyre veprave penale kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti tip fuoristradë brenda së cilit është sekuestruar 9 kg e 720 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura