Policia nxjerr videon/ ‘Droni bën kërdinë’, kapen mat 67 shoferë. Ja pse u ndaluan

Sep 10, 2018 | 11:29
SHPËRNDAJE

Plot 67 drejtues mjetesh jane kapur mat ne shkelje te rregullave te qarkullimit. Policia ben me dije se njësia Operacionale e Policisë Rrugore në bashkëpunim me rrugorët vendorë vijon monitorimin e qarkullimit rrugor në të gjitha asket rrugore të vendit, për të evidentuar parakalimet e gabuara dhe manovrat e rrezikshme në rrugë të cilat janë burim aksidenti.

droni

Njoftimi 

Kontrollet janë përqendruar edhe në drejtim të shpejtësisë duke përdorur radarin.

Gjatë javës që kaloi janë evidentuar me dron 67 parakalime të gabuara.

30 për shpejtësi tej normave të lejuara ku janë dërguar në OASH për pezullim të Lejes së Drejtimit.

28 për mosvendosje të rripit të sigurimit.

12 për shkelje të ndryshme si mungesë siguracioni, kontrolli teknik etj.

Policia Rrugore në të gjithë vendin është e angazhuar për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar çdo shkelje të qarkullimit me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor= destinacion i sigurt.

Javë të mbarë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura