Policia në gjurmim të krimeve mjedisore/ Procedohen penalisht 11 persona: U kapën duke ndërtuar objekte pa leje. Sekuestrohen 5 makina që shërbenin për…

Sep 21, 2020 | 10:44
SHPËRNDAJE

Policia e Dibrës ka goditur 11 krime mjedisore dhe ka proceduar penalisht 11 persona.

policia

Referuar njoftimit të policisë bëhet e ditur se gjashtë persona në Mat janë proceduar penalisht, pasi janë konstatuar duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Ndërsa pesë persona në Bulqizë janë kapur nga policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.

Gjithashtu janë mundur të sekuestrohen rreth 25 metër kub lëndë drusore dhe 5 automjete që shërbenin për transportim.

Veprat penale që rëndojnë mbi 11 personat janë: “Ndërtim i paligjshëm”, dhe “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

Njoftimi i policisë:

Dibër / Bulqizë / Mat

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Evidentohen dhe goditen nga Policia, 11 raste të krimeve mjedisore, dhe procedohen penalisht 11 shtetas.

Sekuestrohet rreth 25 metër kub lëndë drusore dhe 5 automjete që shërbenin për transportim.

Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , gjatë 20 ditëve të para të muajit Shtator, kanë evidentuar dhe goditur 11 raste, ku janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

V.C., B. S., B. G., N. C., K. M., banues në Dibër, dhe F. M., banues në Mat, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për shtetasit :

B.XH., G. N., banues në Bulqizë; L. L., XH. F., SH. B., banues në Dibër, pasi janë kapur nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, dhe “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura