Policia në aksion, kontroll shoferëve të urbanëve nëse janë të pirë

Oct 22, 2015 | 11:39
SHPËRNDAJE

Komisariati i Policise Rrugore, me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, ka hartuar një plan veprimi të detajuar duke organizuar kontrolle të shtuara në vende dhe orare të ndryshme ne funksion te konstatimit te shkeljeve ne fushen e transpotit rrugor.

kontroll

Duke filluar nga kjo jave që ka nisur, jane organizuar dhe po vazhdojne te organizohen pika kontrolli ne te gjitha linjat urbane dhe interurbane si edhe ato te tansportit te nxenesve te shkollave, në afersi të shkollave si dhe prane stacioneve te autobuseve.

kontrool

Kontrollet kane per objekt:
-kontrollet per anen dokumentare
-pajisjen me leje drejtimi perkatese
-kontrollin mbi numrin e femijeve qe transportohen nga mjetet duke respektuar limitet sipas lejes se qarkullimit
-drejtuesit e mjeteve qe mbajne femijet ne vendet e para te pa sistemuar me pajisjet e posacme.
-Kontrolle per perdorim te alkolit gjate drejtimit te mjetit.
-kontrolle mbi pajisjen me sinjalitike te nevojshme dhe logot sipas kerkese se bashkise tirane per mjetet qe transportojne nxenesit e shkollave.
-disiplinimin e trafikut ne oraret e mengjesit dhe te perfundimit te procesit mesimor ne mesdite.

autobus

Nisur nga ky aksion deri me tani jane testuar per pije alkoolike me shume se 250 drejtues mjetesh qe drejtojne mjete te tranportit te udhetareve dhe te nxenesve te shkollave.

Nderkohe nga ana e Policise Rrugore jane ndeshkuar me shume se 40 drejtues mjetesh qe tansportojne nxenes shkollash me shume se kapacifeti i lejuar ne lejen e qarkullimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura