Policia ndjek shqiptarët me Mercedes-in e zi, 28-vjeçari e pëson keq

Apr 19, 2018 | 8:01
SHPËRNDAJE

Një grup policësh civilë kanë patrulluar rreth mesnatës së djeshme në rajonin Freising të Gjermanisë.policia gjermane

Ata fillimisht ndaluan një mercedes të zi, ku brenda kishte tre pasagjerë nga Shqipëria.

Mes tyre ishte edhe një 28 vjeçar, ndaj të cilit kishte urdhër për dëbim nga Prokuroria gjermane, shkruan focus.de.

28 vjeçari u arrestua dhe u dërgua në Gjykatën e Erding, ku menjëherë u vendos që të dëbohet për në vendlindje.

Krahas tij, shoferi u gjobit, për shkak se kishte problem me sigurimin e veturës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura