Policia ndalon makinën me dy të rinj, por përballet me situatën e pakëndshme. Ja çfarë ndodhi

Mar 16, 2020 | 10:34
SHPËRNDAJE

policia lezhe

Policia Rrugore e Lezhës arrestoi dy të rinj, një drejtues mjeti dhe pasagjerin, të cilët nuk pranuan të shoqëroheshin në Polici dhe rezistuan me forcë. 

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë shtetasit T. L., 24 vjeç dhe E. N., 26 vjeç, të dy banues në Mirditë.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi T. L., duke drejtuar mjetin e tij, pas testit të alkoolit ka rezultuar në gjendje të dehur dhe në momentin që shërbimet e Policisë do ta shoqëronin në Komisariat, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin E. N., pasagjer në mjet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por janë shoqëruar forcërisht nga këta të fundit“, tha policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura