Policia merr në mbrojtje nusen…e rrihte vjehrri 95-vjeçar

Jul 2, 2015 | 20:29
SHPËRNDAJE

Policia ka marrë në mbrojtje shtetasen me inicialet E.M, e moshës 48 vjeç.


Sipas njoftimit zyrtar kjo ka ardhur pasi ajo ka denoncuar vjehrrin e saj 95 vjeç se e rrihte.

“Më datë 01.07.2015, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen EM, 48 vjeç, banuese në Tiranë, sepse vjehrri i saj shtetasi M.M, 95 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet procedurale ju kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë, Tiranë”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura