Policia kontrolle masive me dronë në Krujë për drogë, ja çfarë u zbulua

May 17, 2020 | 11:09
SHPËRNDAJE

Policia ka bërë kontroll masiv në Krujë për parandalimin e kultivimit të kanabisit.

policia kontroll

Gjatë kontrollit janë përdorur disa dronë për të kontrolluar territorin, ku në zonat e Krastës, Picrragë, Nikël e Barkanesh u evidentuan dhe u shkatërruan 59 lera të ndërtuara me plastmasë që shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu sipas policisë u evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Njoftimi i plotë:

Kontroll masiv i territorit te Krujes për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në kontroll Policia e Krujës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe FNSH Tiranë.

Gjatë kontrollit masiv, shërbimet e Policisë kanë përdorur disa dronë për të kontrolluar territorin.

Si rezultat i kontrolleve me dronë, në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh u evidentuan dhe u shkatërruan 59 lera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, po nga monitorimi me dronë dhe kontrolli me këmbë i territorit u evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura